Preshevë, 4 maj -Sherbimi sekret i ushtrisë serbe (VBA) ka sekuestruar një arsenal të madh armësh në rajonin e Preshevës dhe Bujanovcit, si dhe përgjatë kufirit me Maqedoninë, njofton agejncia e lajemeve “Presheva Jonë” duke ju referuart burimeve mediave austriake (OFR). Armet jane konfiskuar javen e kaluar dhen per cudi me këto lajme me vonese pas nje jave, pas mediave austriake, dalin qysh tash edhe mediat serbe?! shkruan ne vazhdim agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Kallashnikove, granada dore dhe municion…
Sherbimi sekret i ushtrisë serbe javën e kaluar ka sekuestruar një arsenal të madh armësh në rajonin e Preshevës dhe Bujanovcit, si dhe përgjatë kufirit me Maqedoninë
Arsenali i armëve gjendej në dorëzim të një shtetasi të huaj dhe dy shqiptarëve, që me gjasë kishin tentuar ti transferonin drejt Maqedonisë.
Nga ky arsenela i madh armësh, prej mijëra sish, të sekuestruara janë gjetur edhe kalalshnikov, granada dore dhe municion. Pas ngjarjeve të rënda në parlamentin e Maqedonisë, të enjten e kaluar, Serbia ka shtuar kontrollet në kufirin e saj me Maqedoninë. Do theksuar se Serbia eshte e njohur për Interpol-in për kontrabande me arme ne zonat e nxehta, nese kujtojme sulmet e fundit ne Paris apo Bruksel qe sipas mesdiave boterore kallashnikov apo armet tjera ishin me origjine nga Serbia.