Preshevë, 20 prill – Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.
Presheva: Tradhit kombëtare – Rama dhe Thaci nëse anashkalojne Luginen e Preshevës ne bashkimin e Shqipërise dhe Kosovës
Ethnic distribution of Albanians 1898
Deklarimet e fundit nga Tirana dhe Prishtina per bashkimin e dy shteteve e kane mripritur edhe lideret e Luginës së Preshevës . Njeri nga ta Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së dhe Kuvendit te Bujanocit për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka mbeshtetur prononcimet e Edi Ramës dhe dhe Hashim Thacit, nse jane serioze, për bashkimin e Shqiperise dhe Kosovës ne një shtet.
“Bashkimi i Shqiperise me Kosovën pa Luginen e Preshevës pa Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën eshte e gjymte. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Obligim moral dhe kombëtar kanë Hashim Thaçi dhe Edi Rama qe ne kete bashkim te perfshijne domsodo edhe Kosovën Lindore ashtu siq e qujane ata shpesh para zgjedhjeve, ndryshe Rama dhe Thaci nëse na anashkalojn, kjo eshte tradhti kombëtare!..” ka dejkalruar ne vazhim z.Mulsiu, ish-drjetor i SHP te UCPMB-së për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Z.Musliu ne vazhdim duke justifikuar bashkimin e Lugines ne nje Shtet unik të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thëne se “Qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi. Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kjo eshte konfirmuar edhe me 1-2 mars te vitit 1992 dhe ne nuik kemi te drejte as morale as kombëtare qe te shkelim me amanetetin e deshmoreve tane te UCPMB-së për cka u flijuan..”
“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Jemi te vetdijshëm se shkëputja e Lugines se Preshevës nga Serbia nuk do te jete e pëlqyeshme, siq nuk i ishte pëlqyer as shkëputa e Kosovës para 18 vitesh. Ja perkujtojme Beogradit se kjo s’eshte Shqiperi e Madhe pa Nishin. Bile Serbia duhet te na falenderoje qe per momentin shqiptaret po kekrojne bashkimin në nje shtet vetem me Shqiperine, Kosovën dhe Luginen e Preshevës. Herdo kurdo ajo do t’i kthej tokat tona ”, ka thëne në fund Musliu.