Lozanë, 10 tetor – Nga sot Kosova është anëtare e Federatës Botërore të Volejbollit lajmin e ben të ditur direkt nga FIV (“(Fédération Internationale de Volleyball) nga Lozana per agjencine e lajemeve “Presheva jonë” ne Zvicër.
Nga burimet enjeta mesohet se Kosova bashke me Sudanin jugor jane bere anetare te reja te FIV ne kongresin e Buenos Aires
Federata e Volejbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 222 e Federatës Botërore të Volejbollit (FIVB).
Në kongresin e mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës, përfaqësuesit e federatave të shteteve të ndryshme të botës, kanë votuar pro pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë kongres u votua edhe për pranimin e Sudanit Jugor në FIVB. Ajo që është për t’u çuditur nga ky kongres, është mos dhënia e votës kundër nga Serbia për Kosovën.
Federata e Volejbollit të Serbisë, ka abstenuar në momentin e votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës. FIVB ishte ndër të paktat federata që ende nuk kishte pranuar Kosovën, kujtojmë se Kosova veç ka zhvilluar kualifikime në basketboll dhe futboll.
Federatës e Volejbollit është organizata më e madhe sportive në botë me 222 vende anëtare.