Kemajl Goca
Federata e Futbollit e Kosovës është e irrituar shumë, që në kategorizim janë në vend të gjashtë në Kategorinë A.
Brenda FFK-së thonë se kjo është e papranueshme!
“SI FFK po e shqyrtojnë tërheqjen nga Komitetit Olimpik i Kosovës. Botërisht dihet se ku është masoviteti, ku është cilësia, ku është shikueshmëria. Këtë e ka ditur dhe e di Komisioni i KOK-ut dhe Bordi i KOK-ut.
Ne si federatë po e shqyrtojmë tërheqjen nga KOK-u, nuk kemi nevojë të jemi pjesë e një institucioni që nuk i vlerëson rezultatet meritore. Do t’i drejtohemi edhe MKRS-së, edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe do t’i njoftojmë se me çfarë kritere vendoset në vendin tonë përkatësisht në KOK”, tha një burim brenda FFK-së për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Me këtë rast, KOK konsideron se i gjithë vlerësimi i komisionit, si në rastin e futbollit, ashtu edhe të të gjitha federatave tjera, është bazuar në Rregulloren 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve.
Federatës së Futbollit të Kosovës, i janë vlerësuar të gjitha pikët, në të cilat ka pasur dëshmi, ndërsa nuk i janë vlerësuar dy pikë tek pika e 14-të “Kriteret e ngritjes së kapaciteteve”, me ç’rast nuk ka sjell dëshmi të posedimit të Planit Strategjik, ashtu siç e parasheh Neni 14, Pika 1.1 dhe 2 e Rregullores.
E njëjta dëshmi i është kërkuar federatës, edhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, por që as herën e dytë nuk është sjell!”, thuhet mes të tjera në reagimin e KOK-ut.
Kategoria A
Federata e Xhudos e Kosovës 83.35
Federata e Volejbollit e Kosovës 79.56
Federata e Karatesë e Kosovës 78.501
Federata e Hendbollit e Kosovës 78.093
Federata e Basketbollit e Kosovës 78.05
Federata e Futbollit e Kosovës 76.61
Kategoria B
Federata e Boksit e Kosovës 65.16
Federata e Mundjes e Kosovës 65.14
Federata e Sportit Shkollor e Kosovës 64
Federata e Atletikës e Kosovës 62,6117
Federata e Pingpongut e Kosovës 60.33
Federata e Notit e Kosovës 54.68
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 53.03
Federata e Tenisit e Kosovës 51.42