Një 10 vjeçar ka habitur të gjithë, derisa ka treguar se ka lexuar plot 48 libra për dy muaj.
Vogëlushi i quajtur Vullnet në një emision në ATV tha se për leximin është inspiruar nga prindërit.
“E kom marrë insperimin prej babit dhe mamit, dhe e kam provuar dhe unë dhe e kamë parë që po më pëlqen”, tha 10-vjeçari.
Nga këta 48 libra, vogëlushi zgjedh “Si u dorëzua Everesti”, si të preferuarin e tij.