SHKRUAN: Abdullah AHMEDI
PËR 100 DITË SHQIPRIMI NË FAQEN E TIJ NË FACEBOOK PATI MË SHUMË SE 50 POSTIME NË TË CILAT MUNDEN TË SHIHEN QARTË:
- 34 TAKIME – LLAF ME DONATORE E EKSPERTA / PA REZULTE KONKRETE
- INSPEKTIMI I REALIZIMIT TË DISA PROJEKTEVE TË REGJIMIT TË R.MUSTAFËS
- DEKLARATA TË SHUMTA NËPËR MEDIA NË KUNDËRSHTIM ME:
- MARRËVESHTJEN E KONÇULIT 2001
- PLATFORMËN POLITIKE TË VITIT 2006
- MARRËVESHTJEN ME OSBE TË VITIT 2009
- MASAT URGJENTE (7 PIKSHI)
Bilansi i 100 ditëshit të pushtetit lokal nën ushëheqjen e kryetarit Shqiprim Arifi paraqet qartë dështimin e qeverisjes lokale, njëherit duke e rradhitur në më të dobëtin deri tani në Preshevë. Në fakt kur shikon me vëmendje platformën e paraqitur nën moton NDRYSHIMI kupton se ka të bëjë me NDRYSHIMIN E NJERËZVE e jo të politikës apo praktikës udhëheqëse pasi edhe pas 100 ditëve qeverisje APN nuk ka patur plan e as kuadro për të udhëhequr me komunën.
Duke propaganduar një serbofilizëm të çfrenuar dhe anashkaluar Kosovën e Shqiprërinë që vërehet mos publikimi i fotove me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa takimeve në Kosovë dhe Shqipëri për të i qëndruar besnik shefave të tijë në Serbi, e që pas një bashkëpunimi të shkëlqyshëm pas 20 viteve arriti të na sigurojë librat e historisë të cilat as serbet që mendojnë normal mundohen ti largojnë nga përdorimi.
***
DËSHTIMET QË DO TË EVITOHESHIN ME PAK MUND:
- Faqja e komunës në internet http://presevo.rs që është e obliguar të publikojë të gjitha vendimet, konkurset dhe informacionet për dhe rreth komunës e të komunikojë me publikun duke u zavendësuar me faqet private të APN-së dhe Shqiprim Arifi në Facebook;
- Transparenca dhe llogaridhënia e stërpromovuar gjatë fushatës parazgjedhore nga vet Shqiprim Arifi;
- Përmirësimi i karakterit reprezentativ të komunës, largimi i bifesë, respektimi i orarit të punës, shtruarja e laminatit dhe renovimi i komunës, gjëra të promovuara për 1 vjet rresht nga Shqiprim Arifi gjatë kohës para zgjedhjeve;
- Profesionalizimi, depolitizimi dhe largimi i nepotizmit nëpër institucione e resore me të cilat udhëheqë Komuna e Preshevës dhe këshillat e komisionet komunale;
- Zgjidhja e problemit të ndriçimit, mbeturinave dhe ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës;
- Realizimi i Memorandumit Bashkëpunues mes komunave të Preshevës e Bujanocit që njëherit është kopje e “Asociacionit të komunave shqiptare në Luginë” ; Inicimi, promovimi dhe duartrokitja e “Memorandumit për përkthimin e librave” në kuadër të cilave janë edhe librat e historisë, gjeografisë e kulturës muzikore;
- Vazhdimi i projekteve të regjimit të Ragmi Mustafës duke mos ndryshuar as 1% dhe moshetimi i keqpërdorimeve dhe hajnive për të cilat ka fol vet Shqiprim Arifi prej themelimit të APN-së;
***
Këto janë punë që do të ishin kry shumë shpejt sidomos kur kemi parasysh ideologjinë “Liberal-pragmatiste” që ka APN-ja. Me këtë rast numërova dështimet e vogla derisa do të merremi me secilin vendim që është marrë gjatë 100 ditëshit të udhëheqjes së Komunës.