Deputeti Azem Syla është i lidhur, sipas akuzave të Bllacës me të gjitha vrasjet dhe veprimet që i ka bërë ky grup pas luftës. Burime brenda Eulexit, bëjnë gjithashtu të ditur, se mos arrestimi i tij ka ardhur si rezultat direkt i presionit të PDK-së , por edhe qarqeve ndërkombëtare.
Vlen të thkesohet se Azem Syla ka qenë shtylla kryesore e PDK- së në bisedimet për koalicionin me LDK- në, i cili është arritur me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.
Tani që është më se e sigurtë që mandati i Eulexit do të vazhdojë edhe pas qershorit, organet e këtij institucioni të drejtësisë, bashkarisht me drejtësinë vendore, do të fillojnë aksionet për ekzekutimin e lëndëve, që kanë pritur vite me radhë, si rezultat i drejtësisë selektive, që kanë bërë në radhë të parë ndërkombëtarët, pastaj edhe vendorët./parrotlla.net/