Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste (“LDP: Nacionalistički nastup Nikolića”, “Jovanocvic: Nikolić ugrozio nacionalnu bezbednost Srbije i sve građane”) dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë, raprotjn emediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Jovanovic: Nikolic, po rrezikon Serbinë me deklarta nacionaliste

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale (Nikolić: Svaki sledeći pokušaj Prištine da izazove sukob završiće loše)  të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”, ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se “Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja”.

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

SHPËRNDAJE