42db2880-9def-48a6-82a5-a6a30ec5302bTë punësuarit e Televizionit Festa nga Kumanova sot solemnisht kremtuan 20 vjetorin e themelimit dhe punës së suksesshme.
 
Televizioni Festa, i themeluar nga gazetari Nexhat Aqifi,  me punë nisi më 21 mars të vitit 1996 . Gjatë këtyre dekadave TV Festa me sukses arriti të kryejë misionin fisnik të informimit objektiv dhe me kohë për të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet në Kumanovë , Likovë dhe me gjerë në Luginë të Preshevës, pasiqë për vite të tëra sinjali televiziv depërtoi edhe në këtë pjesë të banuar me shqiptarë.  Në fund të shekullit të kaluar TV Festa ishte përkrah televizioneve të ndryshme vendore dhe botërore në informimin rreth golgotës së qindra mijëve shqiptarë të dëbuar nga Kosova, por edhe rreth luftës së vitit 2001, duke informuar me kohë për të gjitha ndodhitë .  TV Festa  ishte televizioni i parë që solli pamjet  televizive nga ngjarjet e armatosura në Lagjen e trimave në Kumanovë gjatë 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, të cilat pamje i huazuan edhe televizioniet më prestigjioze botërore.
 
          “ Gjatë këytre 20 viteve mendoj se ia kemi arritur qëllimit  që të arsyetojmë ekzistimin dhe funksionimin si medium. TV Festa  me gazetarët e vet dhe ekipin tjetër të operatorëve , kamermanëve dhe montazhistëve gjatë këtyre viteve ka realizuar qindra emisione dokumentare si në vend po ashtu edhe në diasporën shqiptare, pastaj emisione politike, kulturore , muzikore, sportive e të tjera” thotë drejtori i Televizionit Festa , Fatlum Aqifi.
 
          Ai më tej shton, se “ TV Festa , është duke përcjellur hapin e zhvillimit teknologjik duke kriujuar sistemin digjital, konform standardeve bashkëkohore. Por gjithsesi se edhe në të ardhmen do të punojmë drejt avancimit të kushteve për punë dhe informim të shpejtë e të saktë “ thotë Fatlum Aqifi.
 
Ndryshe gjatë këtyre 20 vjetëve të punës së suksesshme TV Festa ka shërbyer edhe si shkollë e kuadrove të reja gazetareske, pasiqë tashmë nga kjo vatër kanë dalur emra të njohur të hazetarisë shqiptare , të cilët sot punojnë në Televizione të njohura të vendit dhe jasht tij.
SHPËRNDAJE