Nga mesi i shekullit të 7-të deri në mesin e shekullit të 13-të, Bota Islame ishte qendra e të mësuarit dhe zhvillimit shkencor botëror. Epoka e Artë Islamike nxori shpikje dhe inovacione të panumërta, ndërsa dijetarët islamikë ishin çelësi për ruajtjen e njohurive të grekëve dhe qytetërimeve të tjera të lashta. Kalifati Abbasid ishte shumë i ndikuar nga Persët dhe disa nga studiuesit më të mëdhenj të tij ishin në të vërtetë Persianë, shkruan Bota.al. Mendimtarët e mëposhtëm me famë botërore nuk ishin arabë por persianë, megjithëse shkruanin kryesisht në gjuhën arabe, që ishte gjuha e Perandorisë Islame.
Ibn Sina (Avicena)
Lindi në 980 pranë Bukharas, vdiq në 1037 në Hamadan, Iran
Një nga shkencëtarët dhe filozofët më me ndikim në botën islame, Ibn Sina është më i njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në fushën e mjekësisë. Vepra kryesore e tij “Al-Qanun fi-Tibb” (Kanuni i Mjekësisë) konsiderohet si një nga librat më të famshëm në historinë e mjekësisë dhe vendosi standardet për praktikën mjekësore në Evropë dhe në botën islame, gjatë shekullit të 17-të.
Sībawayh
Lindi në 760 në Beyza, Iran, vdiq në 793 në Shiraz, Iran
Gjuhëtari dhe gramaticieni më i madh i arabishtes në histori ishte në fakt persian. Sibawayh, një folës jo-amtar i gjuhës arabe, shkroi librin e parë të gramatikës arabe, Al-Kitāb fī an-Naḥw. Kjo vepër monumentale ishte qendrore në vendosjen e standardit për shpjegimin e gramatikës arabe, veçanërisht për të konvertuarit jo-arabë në Islam.
Al-Khwārazmī
Lindi në 780, vdiq në 850
Ky matematikan i famshëm Persian ka meritën për prezantimin e sistemit të numrave dhjetorë në botën perëndimore. Një studiues në Shtëpinë e Urtësisë në Bagdad, vepra e Al-Khwarazmit mbi ekuacionet lineare çoi në zhvillimin e mëvonshëm të algjebrës, një term që rrjedh nga titulli i një prej librave të tij. Fjala Algoritëm buron nga forma e latinizuar e emrit të tij Algoritmi.
Al-Razi (Rhazes)
Lindi në 854 në Rei, Iran, vdiq në 925 në Rei, Iran
Një dijetar i famshëm, Al-Razi, konsiderohet të jetë fizikanti më i madh i Botës islame. Ai ishte i pari që identifikoi shkencërisht alkoolin në formën e tij të pastër dhe prodhoi acid sulfurik. Një autor shumë pjellor, mendimet enciklopedike mbi mjekësinë të të Al-Razit, “Al-Mansuri” dhe “Al-Hawi”, ishin tekste mjekësore standarde në universitetet evropiane dhe islame.
Al-Ghazali
Lindi në 1058 në Tus, Iran, vdiq në 1111 në Tus, Iran
Filozofi, juristi dhe mistiku i shekullit të 12-të, Al-Ghazali, konsiderohet si një nga teologët më të mëdhenj të Islamit. Qasja e tij për pajtimin e arsyes dhe zbulesës kishte një ndikim të rëndësishëm në të menduarit mesjetar të të krishterëve dhe hebrenjve. I njohur si një muxhadid, ripërtëritës i besimit, brenda Islamit, shkrimet me influencë të Al-Ghazalit e bënë sufizmin një pjesë të pranueshme të Islamit ortodoks.