Selver Xhelili, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 83 ka qenë i ftuari i radhës në BlicZgjedhor.
Gjatë intervistës, Xhelili shpjegoi vizionin e tij për atë që do të realizonte nëse siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai premtoi të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend, sidomos për Anamoravën, duke kërkuar një ndarje të drejtë të buxhetit për investime kapitale.
Sipas tij, Anamorava nuk ka marrë investime të mjaftueshme nga qeveria aktuale dhe shumica e premtimeve të bëra para katër viteve nuk janë realizuar, me më pak se 10% të tyre të realizuara.
“Ne e dimë që për këto katër vite Anamorava ka qenë e anashkaluar për investimet kapitale. Unë do të jem zë i fuqishëm në kuadër të parlamentit, sidomos për Anamoravën sepse mund të ketë një përfaqësues i cili don me vendos drejt kuadrit të ndarjes së buxhetit për inevstime kapitale, përshkak se Anamorava nuk kishte investime kapitale nga kjo qeveri aktaule dhe të gjitha ato premtime të cilat i ka premtuar para katër viteve nuk ka arritur as 10% ti realizojë. Unë si deputet i parlamentit të Kosovës, sidomos për Anamoravën e gilanasit që vijnë nga Kosova Lindore do të jem një zë shumë i fuqishëm në parlamentin e Kosovës, do të jem një zë që do ta realizojë autostaradën bashkë me kolegët që jemi në garë, do të jem një zë i fuqishëm që statdiumi i qytetit ku tifozët e Dritës dhe Gjilanit do të luajnë në statdiumin që do të investohet nga Qeveria e Bedri Hamzës, po ashtu edhe për investimet kapitale që Anamorava i meriton e duhet të i kthehen përshkak se tatimpaguesit më të mëdhënjë janë të Anamoravës dhe investimet kapitale duhet të i kthehen sepse nuk ka patur investime të mëherëshme. Kështu që të gjithë qytetarëve të Anamoravës, si dhe të gjithë luginës që jetojnë në Anamoravë, në Fushë Kosovës dhe vende të tjera i kërkojmë shtetit që kësaj radhe të më ipet besimi mua për kandidatë, do të jem të jem deputet i Parlamentit të Kosovës sepse do ti mbrojë fuqishëm, si Anamoravën, po ashtu edhe të gjithë qytetarët e Kosovës sepse kam vendosur që do të jem një deputet serioz që ti mbrojë interesat e qytetarëve të Republikës sonë, përshkak se ëkta deputet të cilët ishin për shumë vite në Parlamentin e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në interes të vendit tonë”, tha ai për GazetaBlic.
83-shi i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka futur 65% të kandidatëve të rinj me vizione dhe projekte të reja, është një mbështetës i madh i rajonit të Anamoravës, po ashtu tha se nëse Bedri Hamza bëhet kryeministër, Anamorava do të jetë prioriteti kryesor i tij.
“Vet fakti që Bedri Hamza ka futur kandidatë, 65% të kandidatëve të rinj me vizione dhe projekte të reja e synojmë atë deri në 65 të atyre. Bedri Hamzën do ta kemi mbërshtetje për Anamoravën, sepse Bedri Hamza i di problemet e Anamoravës dhe shumë vula dhe nënshkrime të cilat i kanë dhënë Anamoravës i ka dhënë Bedri Hamza sa ishte ministër, por këta që erdhën në Qeveri nuk kanë mundur të i realizojnë. Kështu që Bedri Hamza i di shumë mirë problemet e Anamoravës dhe kryeministri në ardhje Bedri Hamza, Anamoravën do ta ketë prioritet numër një”, përfundoi ai.