BEOGRAD, 16 korrik -Ministri i arsimit Srgjan Verbic në një takim me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, atë të Bujanocit Nagip Arifin dhe kryetari i kuvendin komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu ka premtuar se është duke u përpiluar ligji për tekstet mësimore, njofton agjencia e lajmeve Presheva Jonë
«Do të rregullohet më mirë çështja e teksteve mësimore edhe për pakicat nacionale në Serbi,duke perfshire edhe ata në Luginën e Preshevës » ka thënë Verbic
Nga ky takim mes inistrit serb dhe perfaqesuesve nga Lugina e Preshevës temë bisedimi kanë pasur edhe sitauata e funksionimit mesimor dhe keshillave të shkollave si dhe mungesa e librave në gjuhën shqipe. Në këtë takim mori pjesë edhe Jelena Çoliq nga Trupi Koordinues