GJILAN, 13 gusht -Mesoburri 39-vjecar B. B. nga Tërrnovc i Madh Bujanocit është gjetur i vdekur në banjon e hotelit ‘Kristal’ në Gjilan. Sipa spolcisë, dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i substancave narkotike, njofton agjencia e lajmeve “Presxheva jonë”
“Sot në mëngjes është gjetur në banjon e hotelit një person i shtrirë dhe menjëherë është lajmëruar policia…” ka njoftitar zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.
Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar B. B. (1975) nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i R. Serbisë. Hetime lidhur me rastin janë në vazhdim.