(Lumit,sugarir tim)
Eu cfarë djali kam,
eu cfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s’e ka mjekrën
s’ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet
të tetë s’don të lidhet në djepin e vet.
BUZË LUMIT
Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit
Kur kitara thërret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret
Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia lëshon frerët.
…………………………………………..
Poezia e Mirko Gashit mund të kuptohet më mirë vetëm ne komparacion me jetëshkrimin aq të vullkantë të këtij shkëmbi të letrave shqipe…
Mirko Gashi (1939-1995) poet, gazetar dhe boem. Shkollën fillore e kreu në
Preshevë, kurse gjimnazin në Gjilan. Ka vijuar edhe shkollën e gazetarisë.
Punoi së pari mësues në fshatin Caravajkë (Preshevë), pastaj si gazetar në
Radio Prishtinë, aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup , në Teatrin Popullor në
Prishtinë, dhe së fundit në gazetën Kosova. Vdiq më 6 qershor 1995. Gjatë
jetës botoi pesë përmbledhje poezish : Në vorbullën e ujit (1972), Netët e
bardha (1975), Gjarpri i shtëpise (1980), Arbor vitae (1988) dhe Plagë uji
(1990) .