Skulpturat e Mal Myrtajt, në mesin e më të mirave. Ekspozita po mbahet në galerinë e qytetit “Fauler Pelz“. Motoja e ekspozitës ishte; Bardhë e më shumë – ( weiß und mehr )
Në qytetin Überlingen të Bodenses në Gjermani, ditë më parë „KLUBI INTERNACIONAL I BODENSES ( IBC ) hapi ekspozitën e skulpturave ne të cilën morrën pjesë të gjithë skulptorët e kësaj republike e më gjerë. Ekspozita po mbahet në galerin e qytetit “Fauler Pelz“. Motoja e ekspozitës ishte; Bardhë e më shumë – ( weiß und mehr ). Lajmin për hapjen e kësaj ekspozite e dëgjova përmes një radio lokale- Radio 7- shtatë, nga Ravensburgu. Para se të ofrohesha derës së hyrjes në galeri, nga një rrugicë e vogël , vinte drejtë meje intelektuali, veprimtari, atdhetari e skulptori i njohur shqiptarë jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, dhe në Gjermani, z. Mal Myrtaj. Pranë skulptorit Mal Myrtaj, qëndronte një burrë me mustaqe të cilin nuk e njihja, e pranë tij një djalë e një vajzë . I nderuari, z. Ramiz, fillon Mal Myrtaj, ky është një shokë i imi nga Presheva, i cili jeton e vepron në Zvicër. Ky është kolegu im i punës, kur ne punonim si profesor në gjimnazin e Preshevës, Aziz Rexhepi, me profesion është inxhinier i elektroteknikës, me djalin Eminin, dhe vajzën Vildane. Përshëndetemi me profesorin e Gjuhës Shqipe z. Azem Veliu. Shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse me zotin Aziz, i cili s’mund të përmbahej nga lotët. Eh.., z. Ramiz , kur më kujtohen ditët.., kur ne ushtronim detyrën e profesorit pranë gjimnazit të Preshevës, më vie të qajë. Ishte kohë e vështirë.., ishte kohë e keqe, sepse pushteti serbë ( i përkrahur edhe nga disa …, shqipfolës .., njerëz të shitur..,) bënte .., po çka nuk bënte; përgjonte intelektualët, dhe për një fjalë goje, jo që të largonin nga procesi edukativo- arsimor.., por edhe të dënonte me vite te tëra burg.
Klubi Interrnational i Bodenses( IBC) për zgjedhjen e skulpturave më të mira, është zgjedhur një komision prej tre anëtarësh-ekspertë të kësaj lëmije. Ky komision prej tre anëtarësh( nga Frankfurti) ka bërë seleksionimin e skulpturave më të mira dhe ato sot ndodhen në galeri. Komisioni i zgjedhur, e ka të ndaluar publikimin e emrit deri në momentin kur të paraqitet pranë organizatorit (e në rastin konkret) pranë Klubit tonë International të Bodenses, IBC. Komisioni prej tre antarësh hynë në vendin ku janë të vendosura skulpturat (por pa emera autorësh), bënë vlerësimin e skulpturave më të mira. Po sot (qeshet..,) është interesant se në Klubin Interncional të Bodenses,(IBC), merrë pjesë edhe një skulptorë shqiptarë nga Kosova, me dy skulptura. Kjo ishte kënaqësi jo vetëm e imja ,por e të gjithë anëtarëve të klubit tonë (IBC); deklaron z.Marie .
“Edhe unë fillon rrëfimin skulptori Mal Myrtaj, fillova ti përkushtohem marrjes me skulpturë edhe në diasporë. . Kuptohet se ndaj një emigranti, sidomos në fushën e artit, duke patur si kundërshtarë vetë skulptorët gjermanë, ishte më e lehtë që atij t’i mbylleshin shtigjet me qëllim moslejimin e ecjes së tij përpara sipasojë e futjes në tregun e gjermanë. Por në të njëjtën kohë, i vetëdijshëm që i kisha hyrë në këto kushte të pabarabarta rrugës së vështirë të artit, kisha më të fortë se ndërhyrjet dhe presionet, vullnetin dhe pasionin tim ndaj artit të skulpturës”, deklaron skulptori Mal Myrtaj.
Skulpturat e Mal Myrtajt janë realiste. Ato janë drithërimë shpirtërore me shprehje të lartë rrëfimore. Skulpturat e tij pa mëdyshje janë një arritje e lartë rezonuese të cilat e ngacmojnë shpirtin tonë dhe çdo vizitor ndahet i kënaqur mev skulpturat e tij. Mal Myrtaj, i takon plejadës së vjetër të skulptorëve të Kosovës, dhe zë vend të spikatur në artet tona pamore. Puna e panderprerë dhe angazhimi i madh në lëmin e artit e ngrisin lartë emrin e tij, e me theks të veçantë në skulptur. Ky skulptor për punën e mirëfilltë që bëri, shumë herë u shpërblye me mirënjohje, diploma, kupa.., në Kosovë dhe diasporë.
Rrëfimi i tij në skulptur, pa mëdyshje është një bukuri e lartë artistike, që çdo vizitor magjepset me skulpturat e tij. Mal Myrtaj ka lindur në Pejë, dhe rrjedh prej një familje atdhetare. Shkollën fillore dhe ate të mesme (të arteve) i kreu në vendlindje – Pejë, ndërsa Akademin e Arteve Figurative – dega e skulpturës e kreu në klasën e profesor Agim Çavardëbasha në vitin 1978 në Prishtinë. Deri më tani ka organizuar disa ekspozita individuale në Kosovë e Diasporë. Në ekspozitat kolektive mori pjesë shumë herë dhe tregoi një talent të madhë me skulpturat e tij.
Një vizitor gjerman për skulpturat e Mal Myrtajt, thotë; “Ato janë poezi, muzikë e qet e shpirtit. Dhe, ato, gjithsesi janë bukuri e një estetike shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor”. Mendoj se skulpturat e Mal Myrtajt e bëjnë që ky të jetë një emër i madh edhe tek artdashësit gjermanë. Në shumë skulptura të tij Myrtaj, na paraqet vuajtjet e popullit shqipëtar nga armiqtë e shumtë. Ky edhe përmes skulpturave të tij nuk harron ta shpreh mllefin, pezmin, dhunën dhe urrejtjen ndaj armikut tonë shekullor. Skulptori, Myrtaj në skulpturat e tij trajton tema aktuale dhe rëndësi të madhe i kushton çështjes kombëtare. Gjatë bredhjes nëpër këto tema aktuale për shoqërinë tonë bashkëkohore, shohim se në çdo skulptur të tij ai ndien dhembje për çështjen kombëtare dhe UÇK-ës. Skulpturat e tij të punuara me zellë e përkushtim të madhë të cilat i ruante me pedantëri, gjatë luftës së fundit regjimi kriminel serb ia vodhi ? Më ka kaluar më tepër se gjysma e jetës duke i gdhendur, punuar e …, (ofshan thellë e syt i mbushën me lotë ) ato janë djegur .., apo qëndrojnë të mbyllura diku ne Serbi? Ardhja e tij në Singen të Gjermanisë ndikoi pozitivisht në unitetin dhe riorganizimin e mërgimtarëve tanë. Ky intelektual i denjë që nga ditët e para të vendosjes në Singen, ishte prijës dhe organizator i të gjitha aksioneve duke filluar nga ato humanitare, materiale, deri tek ato kombëtare. Duke e ditur rëndësin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë dhe duke i parë se si gjeneratat e reja po asimilohen, vite të tëra punoi si mësues ( falasë ) në Singen. Cili prej mergimtarëve do të mund tu ikte emocioneve për këtë dhuratë me aq përmbajtje dhe të pagëzuar “Loti i mërgimtarit”? Besoj asnjeri dhe as unë, që më shumë se dy dekada jetën në mërgim ma përcjell edhe loti. Mal Myrtaj,