Kreu i Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, fton qytetaret per protesta në terminalin doganor per Librat e bllokuara shqip nga Serbia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Duke shqyrtuar refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim bllokimin e teksteve mësimore, respektivisht mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar, u propozua dhe u vendos mbajtja e protestës para Terminalit doganor në Preshevë – aty ku edhe mbahen tekstet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KKSH pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme.
KKSH me këtë rast fton të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten, përfshirë këtu përfaqësuesit institucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe ata të shoqërisë civile.
Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt të këtij viti me fillim në orën 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.