hardaddI pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti i dorëhequr i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar para protestuesve në sheshin kryesor para Kuvendit. Ai u tha protestuesve se Kosova shkon në zgjedhje me 6 ose 7 mars, dhe vetëm ashtu dalim nga kriza.

“Kam pas njerëz të shqetësuar dhe të mërzitur, kanë të drejtë dhe kanë dalë në shesh me ju than regjimit Mustafa-Thaçi se keni gabu dhe duhet me u shkarku. Ata kanë gabu kur kanë nënshkrua marrëveshjet që kanë ra në kundërshtim… Kosova shkon në zgjedhje me 6 ose 7 mars dhe dalim nga kjo krizë”, tha Haradinaj.

Ndër të Haradinaj para protestuesve tha;

“Ata gabuan, ju i shkarkuat. Ata shkelën Kushetutën, Ju e mbrojtet.Të nderuar qytetarë, faleminderit për këtë ardhje kaq të madhe, kaq madhështore, të pa parë ndonjëherë më parë.

Faleminderit që po qëndroni në këtë shesh këto ditë.

Në këto rrethana, nuk vendosë askush tjetër, por Ju, dhe vetëm Ju.

Kur pushtetarët e korruptuar gabojnë, Ju e keni të drejtën dhe fuqinë mos me jetu me gabimet e tyre. Ata gabuan, ju i shkarkuat.

Por, pse e shkarkuat qeverinë Mustafa-Thaçi? Pse Thaçi nuk bën pà «r president?

· Sepse e thelloi kapjen e shtetit, politizimin e turpshëm të çdo institucioni. E rriti korrupsionin, klientelizmin në vend dhe i bëri të korruptuarit të paprekshëm;

· E mbyti ekonominë e Kosovës, e mbyti prodhimin, s’ka investime nga brenda e as nga jashtë. E la Kosovën dhe kosovarët treg për të tjerët. E rriti numrin e papunësisë, nxiti oligarkinë dhe legalizoi korrupsionin në ekonomi, ashtu siç e shkatërroi arsimin, shëndetësinë dhe sektorët tjerë.

· Dobësoi rendin dhe ligjin në vend. Në veri të Kosovës vazhdohet me improvizime, ndërsa anë e kënd Kosovës ndikimi politik në sistemin e drejtësisë është prezent.

· Nuk e votoi mandatimin e ushtrisë së Kosovës. Rreziqet nga jasht po rriten, ushtarët islamistë po kërcënojnë, e këta nuk e mandatuan ushtrinë.

· Në politikën e jashtme, ka dështim total. Dështuan në UNESCO, e treguesi më i mirë është dështimi në njohje për Kosovën dhe mos liberalizimi i vizave.

· E sulmuan Kosovën me marrëveshjet antikushtetuese: sulmuan tërësinë territoriale të Kosovës me marrëveshjen për demarkacion, dhe sulmuan sovranitetin e Kosovës, me marrëveshjen për “Asociacion”.

Po të mos ishit Ju për të mbrojtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, nga sulmet e kësaj qeverie, dëmet do të ishin të përhershme dhe të pariparueshme. Por, ju e keni fuqinë dhe të drejtën mos me jetu me gabimet e tyre dhe sot, Ju me të drejt e shkarkuat qeverinë Mustafa-Thaçi”.

SHPËRNDAJE