Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu është ftuar të paraqitet në stacionin policor në Bujanoc.
Ftesa është bërë nga Policia e Serbisë për shkak se, siç ka thënë ajo në ftesë, ai e ka penguar rrugën rajonale.
E vërteta është se Musliu, me një numër protestuesish kanë penguar kalimin e dy maunave të cilët kthenin mbrapa për në Kosovë 103222 tekste shkollore të cilat ishin dhënë donacion nga MASHT-it për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Buajnocit që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar.
Librat janë kthyer në Kosovë me vendim të Ministrisë serbe të Arsimit, pasi ajo i librat i ka konsideruar nacionalistë.