Prishtinë, 3 mars -Heshjta e qeverise kosovare (Thaci-Mustafa) perbablle lojrave te qverise serbe me shiptaret etnik te Lugines se Preshevës sid os pas heqjes se lapidarit te UCPMB-së dhe kthimin mbrapsht te 26 toneve (mbi 100 mijë) teskte shkllore ne gjuhen shipe, ka prvokuar aktivistet e Vetvendosjes te cilet ju jane pergjigjur regjimit te boegradit por edhe rejgimit te Prishtines duke përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Ky aksion sipas një komunikate të kësaj lëvizje është përgjigje ndaj aktit siq e quajnë ata kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
“16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës””, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje. Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Ko sovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t’ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë”, vazhdon më tutje komunikata, transmeton “Presheva jonë”
Për këto arsye, Vetëvendosje thotë se aktivistët e saj do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës.
Pabarazia dhe nënshtrimi për Vetëvendosjen janë të papranueshme.
“Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”, thuhet më tutje në komunikatë.