msuaafaaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit më 26 shkurt u bë në kushte ”që nuk do të duhej të ndodhte”. Rexhep Qosja me akuza të rënda: Isa Mustafa ka urdhëruar vrasje të studentëve shqiptarë!

“Jo vetëm që ishte mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit, por kishte edhe një shtetrrethim të Kuvendit. Pamë një numër të policisë speciale, një numër më të madh se sa ishte numri i policisë në mars të 1989 kur iu mor autonomia Kosovës, e njohur në vitin 1974”, ka thënë Qosja.

“Në atë mbledhje të jashtëzakonshme u morën disa masa, u bënë disa veprime që nuk do të duhet të bëhen në mbledhjet në të cilat zgjidhen figurat politike, shtetërore. U përjashtuan 11 deputetë të opozitës, disa prej të cilëve u tërhoqën zvarrë, duke u grushtuar, duke u kapur me dhunë”, ka shtuar ai.

Këto komente Qosja i bëri në një intervistë dhënë televizioni shqiptar Vizion Plus, ku po ashtu foli edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.

Qosja tha se qeveria aktuale do të duhej të tërhiqej pasi që Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ajo ka bërë shkelje në marrëveshjen e arritur me Serbinë.

Sipas tij, nëse qeveria nuk tërhiqet vullnetarisht, atëherë atë mund ta shkarkojë populli.

“Këta njerëz të qeverisë, kjo qeveri ka cenuar Kushtetutën e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e tha Gjykata e Kosovës. Ka nënshkruar marrëveshje që kanë të bëjnë me shtetin, me tërësinë e tij, me sovranitetin dhe territorin e tij, që janë çmuar jo në pajtim me Kushtetutën. Kjo do të thotë se është shkelur Kushtetuta. Në çdo vend demokratik kjo qeveri do të duhej të tërhiqej”, tha ai.

“Në qoftë se nuk tërhiqej atëherë do të shkarkohej, ka institucion që e shkarkon qeverinë, ka popull, ka sovran që e shkarkon qeverinë.”

 

Rexhep Qosja: Thaçi ia dorëzoi postin e kryeministrit vrasësit Isa Mustafa

 

Rexhep Qosja tregon në dritare.net, mbi lëvizjen, që ka nisur në Kosovë, si  një ballafaqim me vetveten, duke ndaluar te figura e Isa Mustafës që duhej të ishte në gjyq, sipas Qosjes, për krimet që ka urdhëruar, ku Akademiku veçon 30 studentët e vrarë në protestat e ’90 dhe  e paralelizon atë kohë me protestat e sotme, që kanë përballë po njësoj Isa Mustafën. “Njerëz me merita të luftës, njerëz të UÇK-së po qërojnë hesape me veten, e padëshiruar, nuk e dëgjoj lehtë këtë, por aq më e lehtë është që ne të ballafaqohemi me ata që kanë punuar kundër këtij populli dikur.-shprehet Rexhep Qosja. Qeveria me të cilën ka qenë ky Isa Mustafa, ka urdhëruar të shuajë demonstratat e studentëve në vitin ’89 dhe në fillim të ’90-ës, ku herën e dytë janë vrarë  30 studente e 70 të tjerë janë plagosur. Kjo është statistika që kanë dhënë zyrtarët e jo unë, e vërteta mund të jetë shumë më tragjike. Në një shtet historik, me përvojë historike, me tradita shtetërore, njerëz të tillë në kushte të tjera do të nxirreshin në gjyq, për krimin që kanë bërë. Kanë vrarë të rinjtë që kanë protestuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Asnjë prej atyre që kanë qenë në qeveri nuk shihen më. Unë them se aty ka pasur edhe njerëz të mirë, siç thotë populli, i ka zënë taksirati dhe janë skajuar, disa prej tyre kanë shkuar të jetojnë jashtë. Ky vjen tani e na sundon me metoda që po i shohim çfarë janë, me dhunë, me presione që janë politike e psikologjike mbi njerëzit. Ne përjetojmë sot një terror psikologjik, si dikur. Prej një viti e ca ne jetojmë me një krizë politike dhe institucionale, me pasoja të ndryshme ekonomike, shoqërore, etj. Këto pasoja janë të një terrori psikologjik e cila ka filluar me ardhjen e këtij njeriu në pushtet dhe me aleancën që krijoi ky me PDK-në./

SHPËRNDAJE