dhunasexc1Gjenevë/UNO, 8 mars  -Eshte agjencia e lajmeve “Presheva jonë” mediumi i pare shqiptar qe raportoi për 20.000 femra shqiptare të dhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe në ditët e luftës, duke ju referuar nje rpartoi confendicinele. Por, deri tash qeveria e Kosoves nuk ka bere asnje hap per ndriqimi e ketyre rasteve veq premtimeve dhe disa letrave, sa per ta shperlare gojën.  Pra Kosova ne diten e 8 marsit,  te uroj a të ngushlloj, pas 20 mije femrave te dhunara gjate luftës?! Kosova me 8 mars te ngrisë flamuj gjysemshtize, pas 20 mije femrave te dhunuara gjate luftës?!, pas 20 mije femrave te dhunara gjate luftës?! ka shkruar sot agjencia iformative kombëtare “Presheva Jonë”

 

 

Dhunimet dhe format e tjera të keqtrajtimit seksual

kosoanaaDhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në krime kundër njerëzimit. Forcat policore, ushtarake, e sidomos ato paramilitare kishin përdhunuar dhe mbi këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psikik të femrës, por para së gjithash edhe për cënim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Dhunimet seksuale që i bënë forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtërues, politik, hakmarrës, që kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, ndaj populli e konsideron këtë dukuri ndër format më të dhembshme e më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë.

 

Sipas të dhënave të marra në terren, përkatësisht vizitës së fshatrave, u dhunuan seksualisht shumë femra shqiptare. Numri i tyre është i madh, mirëpo, për shkak të vetë natyrës dhe prekshmërisë, mentalitetit shqiptar, shumë nga këto kanë heshtur ose nuk janë publikuar.

Sipas raportit të Human Rights Watch, në përgjithësi përdhunimet e kryera në Kosovë, mund të grupohen në tri kategori: përdhunime të kryera në shtëpitë e vetë grave, përdhunime të kryera gjatë largimit dhe përdhunimet e kryera gjatë ndalimeve. Në kategorinë e parë, forcat e sigurimit hynin në shtëpitë private dhe përdhunonin gratë para anëtarëve të familjes, në oborr apo në dhomën e ngjitur. Në kategorinë e dytë, njerëzë të dëbuar që endeshin në këmbë apo me traktorë ndaloheshin, grabiteshin dhe kërcënoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo paramilitarët. Në qoftë se familjet nuk mund të jepnin para, atëherë forcat e sigurimit iu thonin që vajzat e tyre do të merreshin dhe përdhunoheshin. Në disa raste, edhepse familjet kishin dhënë para, atyre u ishin rrëmbyer vajzat. Në kategorinë e tretë, dhunimet u kryen në qendrat e përkohshme të ndalimeve në vende të tilla si shtëpi apo hamgare të braktisura.

 

 

Paramilitarët serb merrnim me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara, ku i dhunonin. Në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, studente, nuse, gra shtatëzëna, gra të moshuara, etj. Kishte raste që i dhunonin edhe para anëtarëve të familjes, burrit, fëmijës, babës, nënës etj. Në shumë raste pas dhunimit edhe i vritnin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Shumë femra rezistonin, por pësonin dhe vriteshin.

periudhës së sulmeve ajrore të NATO-s mbi forcat serbe, në një raport të Stejt Departamentit Amerikan, Sekretarja e Shtetit, Medlein Abright, nënvizoi se”forcat serbe po e përdorin dhunimin si pjesë të spastrimit etnik dhe se numri i dhunimeve është duke u shtuar në vazhdimësi dhe kur bëhet fjalë për dhunimet, mund të flitet për një fushatë të organizuar” nga vetë shteti serb. Në këtë raport thuhet se „shqiptaret e reja janë ndaluar në një hotel në Pejë (bëhet fjalë për hotelin „Karagaç”, vr. jonë), ku pa mëshirë janë dhunuar nga ushtarët serbë”.

Në një raport të Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për Popujt e Rrezikuar (FNUAP) i publikuar më 25 maj 1999, në Gjenevë, ndër të tjera thuhet: „Ushtarët serbë për çdo ditë ngarkonin me kamionë nga 30-50 femra të reja shqiptare, të cilat i dërgonin në drejtime të panjohura, ku i dhunonin për disa ditë me radhë në ndërtesa ushtarake apo vendbanime të tjera të ushtarëve serbë. – Nëse ato refuzonin marrëdhëniet seksuale me ushtarët dhe eprorët serbë, i vrisnin ose i digjnin në prezencën e të tjerave, për t’i frikësuar dhe nënshtruar më lehtë femrat e tjera”.

Komisionerja e OKB për të Drejtat e Njeriut, Mery Robinson, në raportin e saj përkitazi me dhunimet, që kanë kryer forcat serbe gjatë luftës në Kosovë thotë: „Dhunimet në shumë qendra të Kosovës janë kryer kryesisht nga paramilitarët e Arkanit dhe nga policët shtetërorë serbë”. 20.000 femra shqiptare janë dhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe në ditët e luftës. Deri tash qeveria e Kosoves nuk ka bere asnje hap per driqimi e ketyre rasteve veq premtimeve dhe disa letarve, sa per ta shperlar gojën.  Kosova me 8 mars te ngrisë flamuj gjysemshtize, pas 20 mije femrave te dhunuara gjate luftës?!  Kosova me 8 mars me  flamuj në gjysemshtize, pas 20 mije femrave te dhunara gjate luftës?!

 

 

SHPËRNDAJE