Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita është e bashkuar edhe në aksionet e ardhshme, me të gjitha mjetet, për të kundërshtuar këtë qeveri dhe këtë pushtet që ka degraduar vendin. “
Perkundarzi kjo prpagande pop na bashklon edhe me shumë..” ka thënë deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”
“Siç po shihet ne sot jemi bashkë me opozitën, kundërshtimi do të jetë i përbashkët dhe do të vazhdojmë me format e njëjta”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
“Ne sot jemi këtu për të vazhduar kundërshtimin dhe do të shtojmë format e veprimit. Të gjitha veprimet që kanë ndodhur deri tani janë veprime për të ndalur keqpërdorimet. Po të mos ishte gazi lotsjellës ne sot nuk do të ishim duke folur për marrëveshjet e dëmshme”.