Tre anëtarë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë marrë pjesë në veri të Mitrovicës në një pritje që iu bë reprezentacionit të Serbisë në sportin vaterpolo, i cili ditë më parë zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian në Beograd. Sikur, ministrat e qeverise serbe dacicit vucicit ti dortrokasin pamvaresise ap Kosoves Lindore per Luginen sigurisht do te shkarkoheshin, ka shkruaragjencia e lajmeve “Presheva Jone”
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq shihen duke duartrokitur së bashku me pjesëmarrësit tjerë në këtë pritje teksa brohorisnin refrenin “Kosovo je srce Srbije”(Kosova është zemra e Serbisë).
Në një video që ka siguruar KosovaPress, në këtë solemniteti që u mbajt në hapësirat e Fakultetit Teknik në veri të Mitrovicës, shihen ministrat serbë të Kosovës jashtëzakonisht të disponuar dhe duke duartrokitur.
I kontaktuar përmes telefonit nga KosovaPress, ministri Lubomir Mariq ka pranuar se ka qenë sot në Mitrovicë në përkrahje të reprezentacionit të Serbisë në vaterpolo dhe se sipas tij aty nuk bëhet fjalë për këngë nacionaliste serbe, por për përkrahje sportive.
Mariq me këtë rast nuk ka mohuar se i ka duartrokitur refrenit “Kosova është zemra e Serbisë” duke thënë se ajo ka qenë përkrahje sportive për ekipin dhe se siç tha ai “ju duhet ta kuptoni çka është sporti”.
“Sot në Mitrovicë ka qenë për vizitë ekipi i reprezentacionit të Serbisë në vaterpolo dhe krejt çka ka ndodhur ka qenë tifozëri për ekipin. Thjesht tifozëri sportive”, tha Mariq.
Në këtë solemnitetit përveç ministrave të Qeverisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe ministra të Qeverisë së Serbisë duke përfshirë edhe shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.
Tre anëtarë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë marrë pjesë në veri të Mitrovicës në një pritje që iu bë reprezentacionit të Serbisë në sportin vaterpolo, i cili ditë më parë zuri vendin e parë në Kampionatin Evropian në Beograd.