Oficerët doganor, të enjten mbrëma, kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë 127 aparate për lojëra të fatit, në një operacion të zhvilluar në Prishtinë.
Dogana njofton se ky operacion është zhvilluar pas dyshimeve fillestare se kompani të caktuara janë në posedim të aparateve për lojëra të fatit të cilët shmangin taksën e akcizës, shkruan Gazeta Express.
“Njësit e doganës mbrëmë kanë lokalizuar vendndodhjen e një depoje (në Prishtinë) ku potencialisht gjenden këta aparate.
Dogana ka ushtruar kontroll të befasishëm në orët e vona të mbrëmjes ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar:
– 127 Aparate të Lojërave të Fatit,
– 24 Lojëra të Fatit Racing-Dogs dhe
– 1 Black Jacke Pays Gold”, thuhet në njoftimin e doganave.
Doganat e Kosovës në bashkëpunim me Policinë, ditë më parë, kanë zhvilluar edhe një aksion tjetër të gjerë kundër kontrabandimit të cigareve me c’rast në pranga patën rënë 20 persona.