Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për gjuhën e tij të ashpër ndaj opozitës, duke i thënë se nuk është vetëm opozita ajo që po ia rrezikon karrigën e tij.
“Fol Kryeminister”, shkruan Haradinaj në një reagim faqen e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Fol Kryeministër
Kryemnistri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundër Opozitës, thua se vetëm ajo po ia rrezikon karrigën! Por ai sikur nuk po ka kurajo të merret me të vetët të cilët në ditën e votimit të presidentit, ia hoqen policinë nga roja përsonale e shtëpisë. Ndoshta Kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore. Fol Kryeministër!!!
S’ka dilemë se askush nuk i perkrahë sulmet në familje, por nga Policia e Kosovës po ruhet cuca e kuca a jo edhe shefi i qeverisë. Bomba e vetme në Kosovë është “zajednica” dhe Demarkacioni!