Arsenal raportohet se ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me përfaqësuesin e Zvicrës, Granit Xhaka.
34 milionë funta është shuma e parave që The Gunners janë pajtuar për të ia paguar Borussia Moenchengladbachut për shqiptarin.
Arsene Wenger raportohet se është takuar me babain e lojtarit për të diskutuar kushtet tjera të kontratës.
Kështu siç raporton Sky Germany, Xhaka nga kjo verë do të mbrojë ngjyrat e Arsenal.