Kryeministri Isa Mustafa të premten ka zhvilluar një sërë vizitash nëpër disa komuna dhe ndërmarrje në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Në disa prononcime për medie ai ka thënë se ka shprehur përkrahje dhe gatishmëri për bashkëpunim në realizim të disa projekteve. Në këto vizita Mustafa ka qenë i shoqëruar nga ministri i Financave, Abdullah Hoti, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Mustafa gjatë vizitës që ka zhvilluar në Komunën e Vushtrrisë e ka siguruar kryetarin Bajram Mulaku se Prelluzha nuk do të ndahet nga Vushtrria për t’u krijuar si komunë e re me shumicë serbe. Krijimi i komunës së Prelluzhës ishte raportuar se kishte qenë i vendosur si kusht nga Lista Serbe, në këmbim të votave të deputetëve serbë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Mirëpo kjo gjë është mohuar nga Mutafa.
“Mund t’ju them se nuk e di se nga ka lindur ajo ide, ai problem i komunës së Prelluzhës, është çështje që ne kurrë nuk e kemi diskutuar në Qeveri, as që e kemi mendjen të themelojmë komunë të re”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky nuk është një problem që është diskutuar dhe të cilin Qeveria do ta bëjë.