tutoretGjykata e Tiranës urdhëroi dje lirimin nga qelia të katër prej shtatë personave të arrestuar tri ditë më parë nga operacioni policor kundërprostitucionit, i koduar “Mustang”.

“Fatin” e lirimit nga dhomat e paraburgimit e patën dyshuarat si prostituta, Aureta B. e Domenika D., që, sipas Policisë, prostituonin për shuma 100­300 euro dhe dy klientët e tyre Melsi M. dhe Hajredin S. Për ta, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Vendimi i lirimit për dy vajzat 24 dhe 27­ vjeçare ishte në kundërshtim me pretendimin e prokurorit, i cili kërkoi lënien e tyre në “arrest në burg”.  Ndërsa dy klientët e tyre u liruan me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës. Po ashtu, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të tre të arrestuarve te tjerë, Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, të dyshuar si personat që angazhoheshin në sigurimin e klientëve për dy prostitutat dhe dërgimin e tyre në hotelet ku ushtrohej prostitucioni në zonën e ish­Bllokut në Tiranë.

Burime të gjykatës pohuan se të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, përveç dy klientëve. Ata kanë pranuar njohjen me vajzat, por, sipas tyre, në asnjë rast nuk i kanë detyruar të ushtronin prostitucion.

“Unë i kam lëvizur nëpër Tiranë si kliente taksie. Nuk kisha dijeni se çfarë bënin me personat që shoqëroheshin”, mësohet të ketë pretenduar taksisti Nurja. Përmes avokatëve, të pandehurit kërkuan masa të buta sigurie. (Panorama)

SHPËRNDAJE