“Xhamadani vija vija, asfalti Preshevës lula-lula..Na rroftë partija !” jane keto vargjet qe te rinjte dhe te rejat do ti kendojne ne Presheve deri me 24 prill !!
Preshevë, 6 prill – Sikur për Serbi edhe për disa parti ne Luginen e Preshevës ka nisur fushta parazgjedhore për 24 prill. Per ato parti shqiptare qe perkrah atyre serbe kane vendosur te marrin pjese ne këto zgjedhje të rinjte shqiptare nga Presheva e sjellin “prenverën” n’asfalt.
“Xhamadani vija vija, asfalti Preshevës lula-lula..Na rroftë partija !” Mire se na erdhë moj pranverë n’mdiis asfaltiti. Ma mire lule se sa gropa, thone qytetaret e Preshevës !
Ky grup i te rinjve kryesisht te diplomauar te cileve ende nuk u njihen diplomat as nga Serbia e as nga Kosova dhe ende nuk punojne, sot i kane gjete vetes nje “punë” duke mbjellur lule në vend të gropave në rrugët e qytetit të Preshevës, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Derisa brenda natës po shtrohen rruget ku është elektorati i PDSH-së, rrugët kryesore të qytetit të Preshevës për 4 vjet nuk u asfaltuan. Kjo argumenton një keqqeverisje që Preshevës nuk i takon. Aksioni i radhës së Forumit Rinor të PVD-së, sot, ishte mbushja e gropave me lule për të simbolizuar mungesën e parqeve dhe mos angazhimin e mirëmbajtjes së rrugëve, sepse rrugët janë tonat e jo të kompanive të afërta me pushtetin , ka cituar veç tjerash kryetari i këtij forumi rinor Leart Hajrullahu.
Aksioni i ndërmarrë paraqet shkatrrimin e rrugëve ku në disa rrugë të qytetit mëngjesin e sotëm në Preshevë kanë filluar punime për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza e që vite të tëra sa udhëhoqi ky pushtet nuk e pa të arsyeshme të kryej këto punime por në prag të zgjedhjeve. Kjo dëshmon edhe një herë për banorët e kësaj komune më të varfur në gjithë territorin se pushteti aktual nuk ka ndershmëri, por korrupsion e degradim.
“Ma mire lule se sa gropa..” thone qytetarët e Preshevës . “Me keto lule t ebukru mbi asflalte, boll mire valla, pak po i ruajme kerrat e besa edhe per qejf me i pa lulet se sa pluhurin e tinjakin. Bile kishe po ikim prej gropave e lulet t’mos i shkelim, po i pshtojmë edhe kalimatret, komunalit per mos ja stërpikur rrobat apo fustanat kur po shetisin ne korzo ” thanë disa shoferë dhe qytetarë e Preshevës për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” “Xhamadani vija vija, asfalti Preshevës lula-lula..Na rroftë parija !” jane keto vargjet qe te rinjte dhe te rejat do ti kendojne ne Presheve deri me 24 prill !!