Prishtinë, 6 prill -Presidentja aktuale Atifete Jahjaga 24 orë para se ta kryejë mandatin e saj, ajo sot ka dekretuar nëntë ambasadorë dhe një konsull të përgjithshëm, ne mesin eytre edhe nje femër, ambasadore në Zvicër, njfton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Prishtina/Gjeneva.
Presdientja e Kosovës sot ka emeruar zrtraisht si ambasadore e ardhshme dr. Nazane Breca, nga radhet e partise (LDK) se presidentit historik Ibrahgim Rugova .
Pas gati nje viti, pas dorëheqjes së ambasadorit Naim Malaj nga funksioni i tij, Kosova deri sot nuk kishte ambasador në Zvicër për të përfaqësuar komunitetin të madh dhe më të rëndësishme ne këtë vend , njofton agjencia e lajmeve ” Presheva Jonë” me seli në Gjenevë.
Për asociacionet e Kosovës në Zvicër, mungesa e një ambasadori për gati nje vit nuk është e justifikueshme. “Vendi ynë, si një shtet i ri, duhet të ketë ambasadorin e saj në Zvicër për të përmbushur nevojat dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit tonë dhe për të ndërtuar lidhje dhe ruaj të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Zvicrës dhe Kosovës. Si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve kështu duke lehtëson integrimin e komunitetit tonë në Zvicër, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne Gjenevë.
Ndryshe, Zvicra, që nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur (27 shkurt 2008) deri sot ka nderuar ne Prishtinë 5 ambasadorëve, përfshirë te fundit Jean-Hubert Lebet. I pari dhe i fundit ambasador i Kosovës ishte Naim Malaj në Zvicër i cili ka dhënë dorëheqjen 31 maj 2015.
Ish-Ambasadori Malaj ka qenë ambasador në Zvicër për gjashtë vjet, i emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendës Kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit është kontestuar nga thirrjet e opozitës shqiptare ne Kosovë për dorëheqjen e tij, për shkak të korrupsionit, papunësisë, krimit të organizuar dhe diplomacisë se dobët të Kosovës, nëse kujtojmë këtu dështimin e Kosovës ne anëtare e UNESCO-s.
KUSH ESHTE AMBASADROJA E RE NE ZVICËR DR.NAZMIE BRECA
Funksionet në Kuvendin e Kosovës: Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Anëtare Grupi parlamentar: LDK Partia: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Të dhëna personale: E lindur më 28.03.1958 në Prishtinë E martuar Arsimimi: Magjister e Shkencave të Mjekësisë , në lëmin e mjekësisë familjare Specialiste e mjekësisë familjare Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake: 28 vjet përvojë pune Drejtoreshë e DSHMS-Prishtinë Specialiste e mjekësisë familjare Koordinatore e Qendrës së Trajnimit për Mjekësinë Familjare Gjuhë tjetër përveç amtares: Gjuhë angleze, gjuhë serbe dhe kroate, gjuhë turke