Protestuesit kanë mbërritur para Parlamentit, nën brohoritma dhe thirrje “Duam drejtësi”, “Stop montimeve”, “Ali tradhëtari”, “Ndal padrejtësive dhe diskriminimit”, “Gruevski dhe familja kriminale” dhe thirrje të tjera.
Protesta po vazhdon të jetë nën kontroll dhe se turmat po vazhdojnë të drejtohen nga organizatorët e protestës”.
Ashtu siç është paralajmëruar, protestuesit kanë nisur të tubohen para “Bit Pazarit, në Shkup, për të protestuar kundër sistemit politik në Maqedoni.
Këshilli për organizimin e protestës përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra”
Organizatorët kanë thënë se po protestohet: Kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, proceseve të montuara politike, burgosjeve të shqiptarëve, kësaj qeverisjeje, këtij sistemi …
Nga “Bit Pazari” protestuesit do të drejtohen ka Kuvendi i Maqedonisë.