tome-gashu_1461774237-5334900Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi për të është lëshuar fletarrest nën dyshimin për krim të organizuar, aktualisht është jashtë Kosovës duke pushuar. Kështu ka thënë për Express avokati i Sylës, Tomë Gashi. Ai ka treguar se pak më herët ka biseduar me Azem Sylën në telefon, ku edhe i ka thënë se shumë shpjet do të kthehet në Kosovës për tu ballafaquar me akuzat.

“Unë kam kontaktuar me klientin tim, z. Azem Syla dhe i njëjti më ka autorizuar për ta mbrojtur në këtë rast. Ai është njoftuar nga ana ime me pretendimet e Prokurorisë, dhe sapo të është e mundur, ai do të vije dhe të përballet me akuzat. Për momentin ai është në një pushim që është planifikuar kohë më parë dhe ka filluar që dje, dhe nuk qëndron fakti që ai po ikë nga Prokuroria qe 10 ditë, pasi që siç keni raportuar edhe ju në Express ai dy ditë më parë ka qenë në aktivitete publike me Kryeministrin. Shtëpia e tij është bastisur dhe i janë konfiskuar një llaptop dhe një telefon,”- ka thënë Tomë Gashi për Express.

I pyetur nga Express nëse ai ka deklaruar që Azem Syla kthehet kur të nxehet moti, Gashi ka thënë që këtë deklaratë e ka bërë me humor, si përgjigje ndaj gazetarëve që kanë thënë që Azem Syla është në kufi.

SHPËRNDAJE