Preshevë 29 Prill 2016

MedresejaPas një rrugëtimi sfidues, dje më datë: 27 Prill 2016, Medreseja e Luginës së Preshevës në Preshevë e fitoi kuizin e diturisë “Lugina Garon” e organizuar nga RTVP undër shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë paralelja e mjeksisë.

Kjo garë ishte ndër më të fortat të zhvilluara deri më tani, rezultati në fund të pyetjeve të rregullat ishte I barabartë 51:51 për të dyja shkollat, por pas pyetjeve shtes ky rezultat ndryshoi në 53:52 në favor të Medreses së Luginës së Preshevës, përcjell Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë”

Shkolla fituese, në këtë rast Medreseja do të shpërblehet me një ekskursion katër ditorë nëpër vendet më të bukura të Shqipërisë.

Redaksia jonë I uron nxënësit veq e veq por edhe stafin e Medreses për seriozitetin me të cilin po punojnë më nxënësit e kësaj shkolle. Urime

 

SHPËRNDAJE