EBU nga Gjeneva mesazh Tiranës: Mos luani me flamurin e Kosoves se mund te i beni me shume sherr se sa hajr ne Eurovisionin e Stockholmit
GJENEVË, 12 maj -“Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) me seli ne Gjenevë ka vendosur ta përjashtojë Armeninë nga festivali evropian i muzikës për shkak se përfaqësuesit e këtij shteti valëvitën flamurin e ashtuquajturit Republika e Nagorno Karabakh. Një gjë mund t’i ndodhe edhe Shipërisë, i ka thënë sot agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër znj. Ingrid Deltenre.
Ja mesazhi i drejtoreshes se EBU-s ne Gjenevë drejtuar Tiranës Eurovisionin dhe flamurin e Kosovës
Drejtoreshe përgjithshme e EBU-s ne Gjenevë, agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ne vazhdim i ka deklaruar se “Une nuk e besoj se Shqiperia, përfaqesuesit shqiptare ne festivalin e Eurovisionin qe po mbahet ne Stockholmi të Suedisë do te jene aq naiv e te ngrisin flamurin e nje vendi fqinje, te Kosovës. Nese ndodhe, cka nuk e besoj, automatikisht Shqiperia do te largohet dhe se do te kete pasoja, sikur me rastin e Armenisë qe do ta paguaj shtrenjte ket provokim.”
“Prandaj mesazhi im drejtuar Tiranes do te ishte se keto provokime , te ngritjes se flamurit te Kosoves nuk do t’i ndohmohet, por perkundrazi do t’i beje dem e cil vend i ri eshte ne rrugn e mbare te proceseve dhe integrimeve. Ja dje u pranua ne UEFA e neser sigurisht edhe ne FIFA dhe pse t i krijojme e pengesa e armiq së koti. Ne nuk jemi kunder Kosoves, perkundrazi eshte pertnere e jona, ani pse s’eshte anetare e jona. Ja sot bile kreu i EBU-s ka diskutuar ketu dhe me Prishtinen se si te vazhdohet, ndihomohet financimi i televizonit publik -RTK-së”, ka thne drejtoresha e EBU-s ne Gjenevë
Gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër (Nefail Maliqi) gjate kesaj bisede me nejriun numer nje te EBU-s ishte prezent edhe flamuri i Shqiperise dhe Kosoves ne selin e EBU-s në Gjenevë.
Kujtojmë se Eneda Tarifa me këngën “Përralla”, do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, i cili po mbahet në Stockholm të Suedisë.