Siç edhe është pritur tash e sa kohë nga shikuesit besnik të serialit, “Kafeneja Jonë” po rikthehet!.
Ishim pikërisht ne që zbuluam ekskluzivisht lajmin për rikthimin e Kafenesë para disa javëve me një konfirmim zyrtar të aktores, Teuta Krasniqi.
E pikërisht Teuta është ajo që sërish ekskluzivisht për “ShowbiziOnline” njoftoi se provat e para të Kafenesë nisin sot por, jo vetëm kaq.
Teuta ka thënë për “ShowbiziOnline” që Kafenesë i janë shtuar edhe disa aktorë të rinjë e pothuajse shumë nga ekipi i vjetër do jenë pjesë e Kafenesë.
E pyetur se kush do mungoj në sezonin e ri nga ekipi i vjetër i aktorëve, aktorja shtoi gjithashtu se ai që nuk do jetë pjesë e Kafenesë është Naser Rafuna por edhe Leonora Mehmetaj (Nita) e cila për momentin është në Amerikë.