Isa Mustafa nuk po e rrezikon vetëm kulturën e gjuhës dhe komunikimit, por paraqet një rrezik real për shfarosjen dhe rrënimin total të LDK-së, nëse nuk shkarkohet nga posti i kryetarit të LDK-së.
Isa Mustafa nuk po e rrezikon vetëm kulturën e gjuhës dhe komunikimit, por paraqet një rrezik real për shfarosjen dhe rrënimin total të LDK-së, nëse nuk shkarkohet nga posti i kryetarit të LDK-së.
Kështu ka pohon në një intervistë për KosovaPress, Donika Gërvalla, e cila ditë më parë u pengua për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të LDK-së, duke u tërhequr zvarrë për të ia pamundësuar pjesëmarrjen. Gërvalla e cila për dhunën fizike të ushtruar ndaj saj atë ditë, ka paditur Isa Mustafën dhe Ismet Beqirin. Ajo thotë se është kureshtare ta shoh se si do të procedohet kjo çështje, kur në pyetje është kryeministri i vendit dhe një ish-kryetar komune.
Gërvalla: Unë i padita, jam kureshtare për vendimin që do të merret
“Unë kam padit sot Isa Mustafen dhe Ismet Beqirin për dhunën që më është ushtruar ndaj meje, ditën e premte, para dyerve të Këshillit të Përgjithshëm. i kam padit këta të dy për shkak se ata janë shtytësit direkt të dhunës. Ndërsa, njëkohësisht i kam padit për pengim në ushtrimin e detyrës dhe të drejtave që rrjedhin nga statuti i LDK-së. Unë i kam padit edhe dy shoferët që kanë qenë të pranishëm dhe që më kanë sulmuar fizikisht. Njeri prej tyre është shofer i Qeverisë me sa më treguan mua në Prishtinë, ndërsa, tjetri është shofer i LDK-së. Ata nuk kanë pasur asnjë lloj detyre të sigurimit aty, por nuk e di me udhëzim të kujt. Aty ka pasur komunikim vazhdimisht me sms në mes atyre dy personave te dera dhe njerëzve brenda sallës, prandaj unë do të dëshiroja që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund…Shumë jam kureshtare të shoh se si do të procedohet me këtë çështje, për shkak se Isa Mustafa në fund të fundit është kryeministër i vendit dhe Ismer Beqiri ka qenë kryetar i Komunës së Prishtinës për shumë vite. Do ta shohim gjatë ditëve të ardhshme, ndoshta edhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme se si do të përfundoj kjo çështje”, thotë ajo.
Ndërsa, veprimet ndaj saj i quan skandaloze dhe të cilat e kanë lënduar një pjesë të madhe të njerëzve në Kosovë.
Gërvalla: Veprime skandaloze
“Ato janë skena që më shumë se mua, kanë lënduar një pjesë të madhe të njerëzve në Kosovë, sidomos aktivistët e LDK-së, njerëz të cilët e kanë pasur një fije besimi, që kjo strukturë organizative është e interesuar me dërguar përpara vendin dhe me ndryshuar fatin e këtij vendi. Ato skena kanë qenë aq të panevojshme saqë kanë qenë të evitueshme sepse unë nuk kam shkuar me ndonjë qëllim të keq aty. Edhe të dua, unë jam 1.60 jam femër kam 45 vjet, nuk kam ushtru karate as boks. Jam komplet e pambrojtur para atyre burrave, unë kam shku me letra në dorë me mbajt fjalën si kryetare e degës, ajo fjalë nuk më është lejuar, kështu që kemi arrit në atë gjendje që arritëm… Këto veprime janë skandaloze”, thotë ajo.
“Unë kam padit sot Isa Mustafen dhe Ismet Beqirin për dhunën që më është ushtruar ndaj meje, ditën e premte, para dyerve të Këshillit të Përgjithshëm. i kam padit këta të dy për shkak se ata janë shtytësit direkt të dhunës. Ndërsa, njëkohësisht i kam padit për pengim në ushtrimin e detyrës dhe të drejtave që rrjedhin nga statuti i LDK-së. Unë i kam padit edhe dy shoferët që kanë qenë të pranishëm dhe që më kanë sulmuar fizikisht. Njeri prej tyre është shofer i Qeverisë me sa më treguan mua në Prishtinë, ndërsa, tjetri është shofer i LDK-së. Ata nuk kanë pasur asnjë lloj detyre të sigurimit aty, por nuk e di me udhëzim të kujt. Aty ka pasur komunikim vazhdimisht me sms në mes atyre dy personave te dera dhe njerëzve brenda sallës, prandaj unë do të dëshiroja që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund…Shumë jam kureshtare të shoh se si do të procedohet me këtë çështje, për shkak se Isa Mustafa në fund të fundit është kryeministër i vendit dhe Ismer Beqiri ka qenë kryetar i Komunës së Prishtinës për shumë vite. Do ta shohim gjatë ditëve të ardhshme, ndoshta edhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme se si do të përfundoj kjo çështje”, thotë ajo.
Ajo shtoi se situatat të tilla skandaloze, janë gjuha që Mustafa ka fut në partinë që udhëheq, ku pëtë Gërvallën, mbetet e pakuptimtë komunikimi i Mustafës me femra, i cili thotë se po bëhet problem serioz.
Gërvalla: Të largohet gjuha e kërcënimeve në LDK
“Situatat e tilla skandaloze janë vetëm marrja e gjuhës që ka fut Isa Mustafa në komu nikim me strukturat e partisë. Të iu them të drejtën, ai njeri çdo ditë e më tepër që kalon, krijon bindjen se sidomos me femra ka një problem serioz të komunikojë si i barabartë, nuk e di nga mund t’i rrjedhë ai problem, duket dukshëm për të gjithë, jo vetëm për mua. Unë uroj që kjo lloj gjuhe, e cila është instalu në LDK, gjuha e shantazheve, kërcënimeve, sharjeve e fyerjeve, tani dhe madje e dhunës fizike të largohet, por kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur Kuvendi i LDK-së do të kërkojë shkarkimin e Isa Mustafës nga detyra të cilën e ushtron si kryetar i LDK-së”, pohon Gërvalla.
Sipas Gërvallës, Isa Mustafa, po rrezikon ekzistencën e LDK-së, nëse nuk shkarkohet nga ky post.
Gërvalla: Mustafa rrezikon shfarosjen e LDK-së
“Ai njeri i trembet jo vetëm autoritetit tim në strukturat e LDK-së, po të shumë njerëzve tjerë që janë prononcuar. Isa mustafa nuk e rrezikon vetëm kulturën e gjuhës dhe komunikimit, por ndërkohë paraqet një rrezik real për shfarosjen, për rrënimin total të LDK-së, nëse ne nuk ndërmarrim ndonjë hap në drejtim të shkarkimit të tij në Kuvend nga kjo detyrë”, tha Gërvalla.
Gërvalla thekson se është e vendosur të qëndrojë në LDK dhe se nuk shikon mundësinë e kyçjes në ndonjë parti të re, pasi që konsideron se LDK në këtë moment, në këtë situatë të krijuar, pa alternativë politike, është e vetmja strukturë e cila nëse fillon të çlirohet nga krimi që ka brenda dhe nëse fillon të iu kthehet vlerave dhe parimeve të veta, është e vetmja parti që ka mundësinë ta nxjerr vendin me zgjedhje të rregullta nga kjo gjendje në të cilën ndodhet.
Gërvalla: Kur është mirë LDK-ja, është mirë Kosova
“LDK në këtë moment, në këtë situatë të krijuar, pa alternativë politike, është e vetmja strukturë e cila nëse fillon të çlirohet nga krimi që ka brenda për brenda dhe nëse fillon të iu kthehet vlerave dhe parimeve të veta, është e vetmja që ka mundësinë ta nxjerr vendin me zgjedhje të rregullta nga kjo gjendje në të cilën ndodhet. Një fjalë popullore, kur është mirë LDK-ja, është mirë edhe Kosova. Unë jam e bindur, unë besoj shumë në këtë fjalë, prandaj, ia vlen angazhimi që strukturat e LDK-së të fillojnë të funksionojnë përsëri”, theksoi Gërvalla.
Gërvalla thotë se po pengohet nga Isa Mustafa, pasi që ai ka frikë nga mbështetja e jashtëzakonshme që ajo ka nga strukturat e kësaj partie.
Gërvalla: Mustafa duhet t’i pranoj faktet
“Unë kam një përkrahje të jashtëzakonshme në strukturat e LDK-së dhe tek anëtarët e thjeshtë të LDK-së, edhe para kësaj që ndodhi. Ndoshta këtu lind edhe skepticizmi, ajo frika që ka Isa Mustafa në raport me mua, sepse ne kemi rastisur në tubime të përbashkëta dhe Isa Mustafa ka pasur rastin që nga afër ta përjetoj atë pranimin që atij i bënë masa dhe mënyra se si masa sillet me mua në ambientet publike. Isa Mustafa do të ishte mirë që të kishte pak burrëri dhe t’i pranonte faktet. Të hyjë në një proces të rregullt zgjedhor, por ajo kohë ka kaluar. E vetmja alternativë për Isa Mustafën është të largohet nga kryetari i LDK-së, të shkarkohet nga ai pozicion nëse nuk largohet vetvetiu dhe të mbetet kryeministër deri në zgjedhjet e reja apo si të vendos LDK-ja më pas”, tha Gërvalla.
Donika Gërvalla që është vajza e heroit Jusuf Gërvalla, kallëzimin penal ndaj Mustafës dhe Beqirit e bëri në mesditë në Prokurori.