EDI RAMA, NDOSHTA NUK VJEN SOT NË PRESHEVË, SERBIA MUND TA PENGOJ ?
Preshevë, 28 janar/AIK-Presheva Jonë
Pas gati 7 vjetësh në krye të Partisë Socialiste, Edi Rama do të tentojë një vizitë të tijën të parë në Luginën e Preshevës, e cila njihet ndryshe edhe si Kosova Lindore. Vizita është lajmëruar, siq njofton gazeta SHQIP e Tiranës, ajo do të zhvillohet në datën 28 janar, pra nesër dhe zyrtarisht do të ketë si temë qendrore promovimin e librit “Kurban”. Kjo është pjesë e një turi takimesh me shqiptarët kudo që janë, i artikuluar fillimisht në një intervistë të sekretarit për emigracionin Erjon Veliaj, e që do të pasojë më tej me Athinën.
Burimet diplomatike të agjencisë informative “Presheva jonë” mësojnë se sot kur Edia Rama do të futet në Serbinë administrative (nëse e lënë serbët) liderët e Luginës së Preshevës, z.Riza Halimi, deputet dhe Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së dhe Shaip Kamberi , kryetar i Bujanocit të njejtën ditë do të gjenden në Shqipëri, për t’u takuar ne Tiranë me shefin e diplomacisë shqiptare z.Edmond Haxhinaston.
Sidoqoftë, pa asnjë mëdyshje, vizita në Preshevë e përforcon përmasën nacionaliste të selisë rozë dhe Edi Ramës, deri më tani i mbetur në periferi të ligjërimit kombëtarist. Do theksuar se Edi Rama është politikani i dytë i lartë shqiptarë, pas ministrit shqiptar nga Prishtina z.Ibrahim Makolli, që tenton sivjet të hyjë në Serbi, në këtë rajon të banuar nga shqiptarët e që ende vuan me një sër problemesh diskriminiuse dhe relacione të acaruara në raport me Serbinë…Në qarshinë Preshevës flasin larmishëm, disa thonë se vjen, dis thonë nuk vjen sepse serbët nuk e leshojnë në kufi dhe kan me ja bërë sikur Makollit. Sidoqoftë e shofim sot, dita e re nafaka e re…
Ndërsa, autoritet Beogradit apo ministri serb Ivica Dacic deri më tani end nuk janë prononcuar zrytarisht rreth vizitës apo ndalesës së Edi Ramës për të hyrë në Serbi , siq ishin deklaruar për rastin e ministrit kosovarë ditë më parë. Sipas burimeve të ngjajshme bëhet e ditur se vizita e Ramës organizohet nga Belgzim Kamberi, kryetar i Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës .
————————————————
JA EDHE KOMENTET E JUAJA ME POSHTË