Kosovari 21 vjeçar, i cili gjendej për vizitë në Avenche të Zvicrës, u nxjerr i vdekur nga fundi i liqenit “Murten” mbrëmë rreth orës 19:00.
I riu ishte duke notuar në një platformë e cila gjendej 150 metra larg bregut, në afërsi të një kampingu dhe nga ai moment ai u shpall i zhdukur.
Policia së bashku me qytetarët dhe ekipet e tjera të shpëtimit arritën ta gjenin kufomën e tij pas tri
orëve.
Kufoma është dërguar për obduksion dhe policia nuk jep detaje të tjera për rastin, transmeton Blic