Partia me e madhe shqiptare per Veprim Demokratik (PVD) permes një deklaratë për opinion me rastin e 26 vjetorit të funksionimit kësaj partie ne Kosoven Lindore shpjegon anagzhimin dhe luftë e saj politike për avancimin e te drejtat kombetare te shqiptarëve etnik në Medvegje, Bujnaoc dhe Presheve te cilar treva ende ballafaqohem me sfida, me deskrinimi direkt dhe spastrime etnike ne menyre indirikete, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jone”
“Në këto 26 vite të luftës politike të PVD-së, për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive, shqiptarët e këtij rajoni u ballafaquan me sfida ekzistenciale në kushte të diskriminimit shtetërorë dhe shkatërrimit të përgjakshëm të ish Jugosllavisë, e posaçërisht gjatë luftës në Kosovë dhe Luginë të Preshevës”, thuhet mes tjerash në deklaratën e PVD-së, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva jone”
Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka përmenduar edhe takimin me mandatarin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të fundit,Aleksandër Vuçiq që sipas tij delegacioni i PVD-së insistoi në realizimin e programit qeveritarë për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, e posaçërisht në çështjen e përfaqësimit propocional të shqiptarëve në organet shtetërore, çështje këto të cilat në mënyrë efikase do të realizoheshin nëse udhëheqja e Trupit Koordinues i besohet në formë adekuate kuadrove shqiptare,
”Po kërkojmë garanci nga bisedimet fillestare dhe premtimet që na i kanë dhënë qevria e Serbise se plani ynë prej shtatë pikash është i realizueshëm dhe i pranueshëm për qeverinë.”, ka thënë Kamberi. Ai ka shtuar se në bazë të atij plani duhet ndërtuar dialogu për zgjidhjen e çështjeve konkrete të jetesës në trevën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Ngjajshem per”Presheva jone” ka deklaruar edhe Fatmir Hasani nga Partia për Veprim Demokratik, deputet i vetëm ne paralementin e Serbise, i cili do të mbrojë interesat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, karshi 200 deputetëve tjere serbë.
Megjithatë, edhe si i vetëm, Hasani premtoi se do të vihet ballë interesave të shqiptarëve në Serbi, për çka edhe i mori votat. Sipas deputet tone “Qëllimi ynë është që t’i mbrojmë të drejtat e pakicës shqiptare, sepse shqiptarët janë të lënë anash nga Qeveria qendrore. Unë do të fokusohem shumë në problemet e zhvillimit ekonomik, sepse papunësia është 70 për qind..”.
Ne deklaratën e kreut te kesja partine ndere tjera thuhet se angazhimi kyc i PVD-së në këto rrethana të jashtëzakonshme, i kompletuar me veprimtarinë e pushtetit lokal në Preshevë, të deputetëve në parlamentin qendrorë dhe të këshilltarëve të saj në Bujanoc dhe Medvegjë, ishte i orientuar në mbrojtjen e substancës kombëtare të rrezikuar më shumë se asnjë herë në historinë e Luginës së Preshevës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”
PVD ka akuzuar Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa se kanë penguar kyçjen e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore dhe ka se PDSH ka bërë përçarjen e faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës,
“Është e njohur se mandatari i dha përkrahje kërkesave tona, andaj mbetet që ai si Kryetar i Qeverisë t’i realizojë qëndrimet e paraqitura në deklaratën e tij publike me këtë rast. Nëse realizohet kjo deklaratë e kryetarit Vuçiq, qeveria serbe do të bënte kthesë të rëndësishme pozitive në qasjen e saj ndaj Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi ndaj pozitës së shqiptarëve në Serbi” ka thene fund z.Halimi.