Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon, ka thënë sot se ajo se çfarë po ndodh në Alepo të Sirisë është më keq se një kasaphane.
Ndërkohë, dje Siria dhe Rusia i bombarduan dy spitale në lindjen e rrethuar të Alepos.
Shatë person u vranë në këto sulme dhe njëri spital ka dalë jashtë funksionimit si pasojë.
Për më tepër, këto sulme kanë goditur edhe një qendër për shpërndarjen e bukës.
Gjashtë civilë u vranë jashtë qendrës.
Ban Ki-moon ka thënë se ata që po përdorin armë shkatërruese e dinë shumë mirë se çfarë janë duke bërë.
“Le të jemi të qartë: Ata që po përdorin armë më shkatërruese e dinë shumë mirë se çfarë janë duke bërë; e dinë se janë duke kryer krime lufte,” ka thënë ai.
“Imagjinojeni një kasaphane. Kjo [çfarë po ndodh në Siri] është edhe më e keqe. Bile kasaphanja është më njerëzore,” ka shtuar ai.