Kjo vjen menjëherë pas një vendimit të ndërrmarë nga Gjykata Federale e Drejtësisë (OFJ) për shkak se personi në fjalë ka bërë një seri abuzimesh seksuale me fëmijët e tij , njofton agjencia informative kombëatre “Presheva Jonë” duke ju referuar “20 minutes” dhe mediave tjera zvicerane
Gjenevë, 30 jana/AIK-Presheva Jonë
Një qytetar me origjinë nga Kosova (55 vj.) është bërë object dëbimit nga autoritet helvetike pas një vendimi të Gjyqit Federal për Drejtësi (OFJ) i cili akuzohet për një varg abuzimesh seksuale me fëmijët e tij., njofton sot “St.Galler Tagblatt”. Kosovari 55 vjeçar sipas kësaj gjykate, ka abuzuar seksualisht me vajzën e gruas së tij zviceranen dhe shoqen e saj, që të dyja kur ishin në moshën dhjetë vjeçare. Sipas autoriteve zvicerane të drejtësisë, ai ishte dënuar nga Gjykata kantonale (St.G) në nëntorin e vitit 2008 me kusht prej 18 muajsh burgim. Dhe gjithë keto vepra të këtij mesoburri kosovarë, ka bërë që Departamenti për Migracion (ODR) me seli në Bernë ja kishte eleminuar automatikisht lejeqëndrimin (C) e përhershëm në këtë vend nga viti 2009, për abuzim seksual dhe për materiale pornografike të fëmijë të cilët ju janë gjetur në banesën e tij.
Jo vetëm kaq, arsye tjera për largimin nga Zvicra të këtij pedofili pas 13 vjetësh qëndrimimi në këtë vend, është fakti se ai nuk kishte kurrëfarë shenjash integrimi as në jetën e përditshme e as në atë profesioonale, cka ka rezultuar me dëbimin e tij nga ky vend në drejtim të Prishtinës, ku atje ka familjen e tij, kupto edhe tri vajza të rritura.
————————————–
JA EDHE KOMENTET E JUAJA: