Preshevë, 22 tetor -Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga burgu komandantin e UÇPMB-së dhe ish-uahsatrin e UCK-së Lirim Jakupin, njofton agjencia e lajmeve “Persheva jonë” duke ju referuar burImeve të familjarëve te tij.
Komandanit i UCPMB-së Lirim Jakupi nuk ishte arrestuar ne Serbi, por në Kosovë që nga janari i vitit 2014, dhe që prej atëherë gjendet ne kazamatet e burgjeve kosovare. Ndërsa kohë më parë Gjykata kishte liruar Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.
Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi, sipas avokatit Avokati Ramë Gashi është “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka thene Gashi. mesohet se, pas liroimit nga burgjet kosovare te”ushtarit të lirise Lirim Jakupi diten e Flamurit 28-Nentorin do ta feston me ish-ushtaret e Kosovës Lindore.