Preshevë, 31 janar/AIK-Presheva Jonë
Z.Orhan Rexhepi,kryetarit të LKSH-së, njëherit nënkyretari Kuvendit komunal të Preshevës sot nga beogradi i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë se” në Beograd ka nisur seance e parë e rigjykimit ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës: Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008.
Do përkujtuar se nga kjo Gjykatë serbe e Qarkut në Beograd ata u dënuan me 101 vjet heqje lirie, dënim të cilin GJYKATA e APELIT e anuloi me sugjerimin se fare nuk ishin marrur parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse, se dëshmitari kryesor i Prokurorisë, Bozhuri 50, kishte rënë në kundërshtim të plotë me fjalët e veta, se i njejti plotësisht ishte ngatërruar në data, në emra dhe në emërtimet e vendbanimeve..”
Kësaj radhe, sipaS z.Rexhepi, pas vendimit dhe sugjerimeve të qarta të kësaj Gjykate, gjithsesi në ndërlidhshmëri me pritjen e vendimeve të mëdha për rajonin e sidomos për Serbinë, do të duhet të kemi një shpresë më të madhe.