Publicisti Milaim Zeka ka reaguar ndaj vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Dehari është viktimë e skuadrës së vrasjeve.
Shënimi i plotë:
Skuadrat e vrasjes neper burgje
Astrit Dehari, njeri prej viktimave
Lajmi per vdekjen e Astrit Deharit, e ka tronditur çdo njeri normal te kesaj shoqerie. Po kush e qoi drejte vrasjes kete njeri, femiun e nje familje patriotike, dhe atdhetare?
Prej qe jane krijuar burgjet e pasluftes ne Kosove, nje pjese e madhe e stafit nderkombetar brenda UNMIK-ut, tani staf i Eulexit, i kane trajtuar te burgosurit, sidomos krahun e luftes, bash sikur ne burgun e Guantenamos. Sikur te ishin kreret e Isisit.
Keta, bashke me servilat vendor, qe kane pranuar edhe hurin ne bythe, vetem per t i ruajtur postet e tyre, i kane trajtuar keta te burgosur ne menyre çnjerezore, raciste, dhe shtazarake.
Nuk ju kane ofru ato sherbime qe ua njehe ligji. Kur kane qene te semure, u kane thene se po shtihoheni, po luani teater.
Mjafton ta permend nje shembull. Bekim dhe Arben Zekaj, te dyte jane denuar nga 16-17 vite burg, per nje vrasje, te cilen nuk e kane kryer, sepse viktima eshte qelluar vetem me nje plumb. Dy veta nuk vrasin me nje pelumb.
E leme kete, sepse eshte pune e Gjykates. Mirepo drejtoria e burgjeve, tri here e ka qu ne vetvrasje Arbenin, ngase mafia e Eulexit ju ka dhene urdher te perzgjedhureve: Keta te luftes, sa me shume dhunoni, poshtroni, e diskriminoni.
Bekimin, vetem pse ka qene pjesetar i njesive speciale te UÇK se, bash qe nje vit nuk e qojne nga Dubrava deri ne Mitrovice, per ta nenshkruar nje dokument, per pension te veteranit te luftes.
Sahere e kam marre ne tel Sokol Zogajne, drejtorin e pergjitheshem te burgjeve, e kam lutur me mbaru kete pune, kurr jo nuk ka thene, po kurr po nuk ka dalur.
Duke njohur plote shembuje te tille, duke e ditur se si trajtohen te burgosurit nga drejtoria e pergjitheshme, edhe nga disa zyrtar te Eulexit, e them me shume pergjegjesi, publikisht, se keta jane shkaktaret direkt te vdekjes se Astrit Deharit.
Astriti nuk eshte i pari, nuk do jet as i fundit, po eshte momenti i fundit per reagimin tone qytetar.
Mjere ne kush po e udheheqe kete vend, e kete popull.