Zv.kyreminsitrja e Kosovës znj.Edita Tahiri ka siguruar përfaësuesit e Luginës së Preshevës se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i përcijell kreut të lartë të qeverisë së Kosovës dhe ato do të shyrrttgiohen me seriozitet dhe sigurisht ditëve të ardhshme do të ndermerren hap konkrete në favor të popullatës në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë…për t ju siguruar atyre lëvizje të lirë dhe pa telashe, njofton agjencia infomative “Presheva Jonë”
Prishtinë, 31 janar/ AIK-Presheva Jonë
Ashtu siq ishte paralajmëruar sot zv.kryeministrja e Republikës së Kosovës znj. Edita Tahiri në prag të vazhdimit të dialogut, raundit të nëntë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksell, sot në kabinetin e saj ka pritur një delegacion nga Lugina e Preshevë i përbërë nga Riza Halimi, deputet, Galip Beqiri, kryetar i KNSH-së dhe Shaip Kamberi, kryetar i komunës.
Nga ky takim mes Dr.Edita Tahirit dhe delegacionit nga Lugina, përfaqësuesit nga Presheva dhe Bujanoci fillimisht kanë njoftuar atë mbi gjendjen aktuale në Luginë e cila situatatë, sipas tyre është e balarmante, ku qytetarët e këtyre viseve nuk janë aspak të kenqaur me zhvillimet e fundit në rajon. Përderisa popullata shqiptare viteve fundit po përballur me politikëm diskriminuese të Beogradit, ata po ashtu janë duke u ballafaquar edhe me papunësinë duke prodhuar kriza ekonomike dhe sociale me apsoja të hspërngulejve. Të gjitha ketyre problemeve , telasheve sipas delgaconit nga Lu0gina, tash së fundi nga fillimi i këtij viti, ju ështës shtuar edhe problemi tjetër, pagesat e taksave në pikat doganare mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat vendbanime janë izoluar tërësisht. Prandaj, z.Halimi, Beqiri dhe Kamberi kishin shprehur shqetësimet e tyre tek autortitet e qeverisë së Kosovës, në këtë rast tek znj.Edita Tahiri zv.kryeministre e Kosovës. Sikur për eleminimin e taksave ashtu edhe për përshpejtimin e implementimit e marrveshjes për njohjen, certifikimin e diplomave.
Deputeti republican Riza Halimi, kryetari I Këshillit kombëtarë Galip Beqiri dhe kryetari I komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, kanë vizituar, sot, qeverinë e Kosovës, me ç,rast janë takuar me zv/kryeministren Edita Tahiri me të cilën është biseduar rreth problemeve në Luginë të Preshevës dhe reflektimin e bisedave teknike me Serbinë në këtë rajon.
Delegacioni nga Lugina ka njoftuar zonjën Tahiri me problemet jetike të popullatës shqiptare, duke potencuar atë të mosnjohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, por, edhe me pengaseta finaciare që rëndojnë situatën edhe ashtu të vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që vijnë si pasojë e marrëveshjeve të reja me Serbinë, e veçanarisht me taksat e sigurimeve që paguajnë qytetarët e këtij rajoni për të hyrë në Kosovë.
Është theksuar se paradoksalisht, Marrëveshja për qarkullim të lirë, për shkak të taksave të vendosura, ngushton lirinë e qarkullimit të Luginës së Preshevës, të cilët mund ti sjellë në një situatë getoje.
Sikur z.Halimi ashtu edhe z.Beqiri, menjëherë pas takimit me znj.Tahiri i kanë pohuar agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » se ishte një takim me më shumë kërkesa ku ne parashtruam para znj.Tahiri. « Nga zv.kyreministrja delegacioni ynë nga Lugina e Preshevës ka kërkuarsot në Prishtinë heqjen urgjente të taksave të cilat kanë shkaktuar telashe jo vetëm ekonomike por edhe duke cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke izoluar rajonin, kur dihen lidhjet vëllazërore, miqësore, ekomimike dhe kultorore mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës… » tha z.Galip Beqiri për « Presheva Jonë ».
Ndërsa z.Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit na deklaroi se “sot nga Edita Tahiri kerkuam që Prishtina zyrtare bashkë me Brukselin të bëjnë trysni në avancimin e procedurës së njohjeve të diplomave e cila marrëveshja sipas palëve negociuse ka përfunduar, në fakt tek studentët ende kjo qështje po i mban në ethe..”
Z. Tahiri, ka bërë të ditur angazhimin e saj dhe të qevrrisë së Ksoovës, që së pari problem I diplomave të marrë nje rrugë të zgjidhjes definitive në një afat sa më të shpejtë, the siç tha ajo, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për implementimin e kësaj marrëveshje. Ajo poashtu bëri të ditur angazhimin e strukturave në Kosovë që të rishqyttohen të gjitha pengesat administrative dhe financiare që redukojnë lirinë e qarkullimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nga ana e saj, znj.Edita Tahiri ka siguruar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës se kërksat dhe shqetësimet e tyre do t’i përcillen kreut më të lartë të qeverisë së Kosovë dhe ato do të shyrtohen me seriozitet dhe sigurisht ditëve të ardhshme do të ndërmerrim hap konkret në favor të popullatës në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë…për t ju siguruar atyre lëvizje të lirë dhe pa telashe.