Ekipi bardhekaltër ka mposhtur skuadrën ruse Enisey me rezultat 87:80.
Ndeshja ishte e baraspeshuar gjatë gjithë kohës, por Prishtina fitoi falë paraqitjes më të mirë në çerekun e fundit.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nën atmosferën e elektrizuar nga tifozëria vendëse.