Suazat e ndryshimeve gjeopolitike nuk kalojnë dot pa gërvishtur edhe fytyrën e historisë aktuale apo ato të fshehura në masën e pluhurit të viteve të ikura (lexo : shekujt). Edhe pse okupatorët tjerë lëvizën gurët dhe ja dolën të ndërtojnë edhe kështjella gjigante pa ndihmën e teknologjisë pasi ajo akoma nuk ishte zbuluar atëherë por me fuqinë e krahut dhe taktikës së ndikimit, edhe me dhunë; gjeneratave të reja i lanë monumente që tregonin se ata që okupuan ato troje dëshironin të tregonin se dëshirë e tyre ishte të mbetej diçka mbrapa për të parë tjerët punën e tyre edhe pse ato kanë edhe histori dhembje dhe marrje jetë njerëzish! Këto fakte ishin dokumente të fuqisë së tyre politike. Është fakt se bota ekziston shumë para historisë së shkruar, e shkruar por e pa lexueshme nga koha aktuale por edhe e pa shkruar far.
E pa shkruara është shumë me e gjatë se historia aktuale që njihet me datë e ditë! Por ajo e pashkruara ka shumë fakte që edhe sot janë përsëritur dhe po punohet të përsëritën sa më shpesh. Armiqtë e rinj që njihen edhe me data dhe fakte, pason me otomanët (turqit e sodit) por ato fakte u shkruan me dorën e armikut për interesat e tij dominuese. Mjaftuan disa nga ana e okupuar që duke përdorur alfabete të huaja të shënojnë histori tmerri mbi popullin me fyt nën shputë për interesa propagande të fuqisë okupuese.
U përdorën nga metodat e thjeshta me gurë natyre për thyerje kafkash, prerje gjymtyrësh, sakatime fizike, prerje hunde, veshi apo verbim syri por qëllimin kryesor kishin verbimin shpirtëror: mohimin e vet vetës dhe pranimin e teorisë së tjetërsimit. Me gjithë se ndryshuan, pranuan teori si diçka të jashtë rrethit ku jetojnë ata ruajtën esencialen: tiparet e një realiteti të krijuar që kur u krijua jeta e gjallë. Këto tipare më vonë edhe i përmbledhin në një shprehje për një shoqëri me veti të njejta shoqërore nga geneza e përbashkët të quajtura: etni. Edhe etnia e jonë shqiptare kishte disa emërime shoqërore sikur: pellazg dhe më vonë ilir pasojnë fiset dhe më vonë edhe ideologjitë absurde të quajtura:fe! Edhe pse pellazgët dhe ilirët kishin krijuar bindjet e tyre shpirtërore ato ishin të bazuara në elemente kryesore për zhvillimin e jetës. Kishin tre zota dhe një kryezot!
Ata i falen tokës, ujit dhe ajrit si dhe diellit si kryezot. Këto nuk mjaftuan të mbrojnë popullin dhe territorin. Edhe njëri edhe tjetri pësuan ndryshime drastike. Populli u pre, vra apo u djeg i gjallë dhe prona që i kishte fal fati u tjetërsua nga pjella tjera; nga ato më mirë të organizuara deri tek ato me ndryshime gjenetike “mutante”. Histori e re njeh mirë dy nga okupatorët e fundit që i ngjasojnë më shumë grupit të fundit! Otomanët ishin shoqëri që u krijua me ndikimin e forcës dhe kontrolluar nga një njeri që e kishin emëruar:”sulltan”. Ky organizim ndihmon të forcoj pushtetin dhe të rrit territorin. Nuk kishte strategji politike por përdorim force me dy kushte: prano o vdis! Për të arsyetuar krimin vënë në përdorim edhe rregullat e një ligji të përgatitur nga autor anonim me rregulla të pa ndryshuara (sikur gjëja janë rregulla hyjnore) por në fakt janë rregulla të një organizimi fetar për nevoja kontrolli të një grupi sikur edhe grupet tjera. Rregullat fetare për kontrollin e masës nga bashkëpunëtorët e pushtetit bëheshin nga të emëruarit e pushtetit që zakonisht quheshin “imam,apo “hoxhë” i jep mundësi otomanëve të kontrollojnë lehtë territoret e pushtuara. Të tillë kishte nga Anadolli, Rusia por më shumë kishte nga vendi ku e okuponin. Ata ishin më efikas.
Me joshje apo frikësim ata japin rezultate pasi njohin mirë gjuhën dhe rrethanat ku jetojnë. “Fjala e tyre, fjala e zotit” ishte përgjigjja që merrte nga pushteti rebeli që nuk zbaton urdhrat e tij. Nuk luten shumë të ndërrojnë ide. Vendimi i gjykatësit ka qenë i shpejtë dhe fuqiplotë: të vdes në litar, të vdes nga xhelatët duke i prerë kokën apo të ngulët në hu dhe të shërbej si mësim për popullin e pa bindur! Kjo metodë ata i dërgoi deri në Vjenë të Austrisë së sotme. Ndër popujt që pësuan keq, hungarezët ishin ata që pësuan menjëherë pas shqiptarëve. Shqiptarët që në herët ishin me katër “zota” u detyruan të braktisin ata dhe të i binden:”dieusit, bogit, allahit” por jo të gjithëve menjëherë . Sa herë arrijnë pushtues, si dhuratë i sjellin edhe një zot të ri. Në parim të gjithë ishin të njëjtë: unik! Vetëm mundi dhe gjaku ishte i njëjti që përsëritej dhe derdhej mbi truallin ku kishin arritur të mbijetojnë deri në ato momente. Pra më i rrepti ishte “allahi”. Edhe “bogi” mundohet të e kopjoj “allahin” por nuk mund të e tejkaloj. Fuqia e “allah”ut kuptohet me ndihmën e otomanëve dhe shqipfolësve arrin të krijoj ndryshime edhe në logjikën e atyre që i kishin okupuar.
Me pak mund: prerje koke, ngulje në hu apo çnjerëzim familjar ja dalin të i detyrojnë shqiptarët me shumicë të bëhen “mysliman”! Për fat të keq të këtyre “myslimanëve” përsëri vëllazëria me ata i zhgënjeu kur për një epsh dashurie u pagua lavirja sllave me një territor nga jugu i Danubit e deri në Nishin e sotëm ku më pas pasoi pastrimi etnik i këtij territor me vrasjen, dëbimin e mbi shtatëqind vendbanimeve me shqiptarë dhe tjerë jashtë origjinës serbo sllave. Disa që dikur kanë mundur të fshihen për pak çaste nga forcat serbo sllave, mbetën të fshehur për gjithë jetën duke ndryshuar gjuhën dhe adaptuar rrethanave të reja të okupatorit serbo sllav. Disa nga “myslimanët” që u ndalën nga Nishi e deri në Vrajë u detyruan përsëri të lëvizin.
Shumica nga ata përfunduan nëpër Anadoll apo edhe më larg. Tani është në aksion faza e re :MedvegjA (tash veç është boshatisur) Bujanovci dhe Presheva që janë mbetur shumë pak pasi populli nuk është i sigurt të jetoj atje apo të struket nëpër faltore “myslimane” dhe të pres heshtur transformimin definitiv në “mysliman boshnjak” sikur në Tregun e Ri e deri në zonat e thella të Bosnës apo edhe më keq: në serbo sllav! Në një zbatim të tillë Serbia po del e suksesshme fal “fuqisë” së saj apo mos fuqisë tanë etnike?! Jam i bindur se është e dyta. Bindjen ma shton shteti i IRJM-s (Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë). Ata nuk kanë fuqi kontrolli të dominojnë mbi territoret e mëdha me shqiptarë por ja që i dalin të kenë kontroll të plot edhe atë jo me dhunë por me ndihmën e një shteti mik që quhet Turqi. Falë angazhimit të vogël ekonomik që i gjithë rrjedh nga taksat e banorëve shqiptarë të atyre anëve; kam bindjen se ato lekë i kthehen aty banorëve duke investuar në faltore dhe mësimdhënës shqipfolës (të përzier me belbëzime tjera) dhe ja dalin të e kenë nën kontroll dhe si pasqyrë e mirë për politikën ndërkombëtare si shtet me rend demokratik. Nuk do ishte asgjë e keqe po të mos ishte me prapavijë asimilimi total.
Asimilimi po ndodh edhe mu në shtetin e Shqipërisë. Nuk janë pak ata që sot me plot krenari quhen “mysliman”, deformohen me veshje dhe maskohen me lesh. Pjesa tjetër e besimit ortodoks me krenari ndërron emrin në emër grekë dhe fyen edhe gjenezën e vet. Nuk është vetëm vlera materiale që e detyron por edhe humbja e vlerës shpirtërore. Një fanatizëm lind dhe forcon fanatizmin tjetër!Formë që më së paku i duhet etnisë. Ky lloj degjenerimi etnik jo që krijon amulli dhe dyshim në rregullat e një shteti që ende nuk e ka kuptuar se shteti është zot i botës së gjallë dhe në emër të demokracisë lejon degradimin e rregullit shoqëror çka si efekt ka zhgënjimin total të popullit dhe i bën të ikin sa më larg nga aty sikur meshkujt ashtu edhe femrat. Këto të fundit nuk vejnë fare kushte dhe janë të gatshme edhe të sakrifikohen edhe martohen me pleq serb, maqedonas, turk apo çfarëdo qoftë vetëm të mos jetë shqiptarë!!!
Mungesa e strategjisë së zhvillimit etnik u jep mundësi grabitqarëve të bëhen hisedar në trojet tona. Shikuar këto aspekte; Turqia ka humbur luftën dhe Shqipëria u bë shtet por ajo aty la kopilët e vetë që të përdor si jeniçer sot. Kur shteti nuk është me parime etnike nuk ka të drejtë të ndalojë veprimtarinë e tyre deri atëherë kur krimi bëhet faktik. Rregulli fetar që ka zhvilluar i huaji aty sikur është rasti me turqit dhe grekët në Shqipëri apo turqit dhe serbët në Kosovë u mundëson të përzihen edhe në rregullin shoqëror pasi tani rregullat e reja shoqërore lejojnë organizimin e krimit dhe të kriminelëve dhe në anën tjetër akuzojnë shtetin për pa aftësi në zbatimin e rregullave shoqërore.
Rregullat e reja shoqërore lejojnë edhe zhvillimin e rregullave fetare edhe pse e dinë mirë se ato rregulla janë absurde por duke përdorur këtë metodë mund të identifikohen edhe fuqitë shkatërruese të një shteti. Kur shteti nuk është efikas; sikur në rastin tanë Kosova, aty vallëzojnë “djalli” me të birin! Pjesa veriore e Kosovës që identifikohet komplet Mitrovica e veriut, sot jetohet sipas rregullave të serbo sllavëve edhe pse policia e ka uniformën e Kosovës komandohet komplet nga Beogradi; dhe ja dalin për gati dy decenie pengojnë edhe formimin e ushtrisë së shtetit. Të gjitha faltoret myslimane që kontrollohen nga turqit dhe serbët sjellin rryma tjera ekstreme të ardhura përmes strategjisë së Beogradit për të u shfajsuar për krimet e bëra!!!
Na mbetët vetëm të ndalim dhe të llogarisim cila është më e keqe: ndarja faktike e një pjese të mirë gjeografike apo ndarja shpirtërore e shumicës dërmuese të popullit shqiptar nëpër besime?!
Edhe njëra edhe tjetra kanë të njëjtin efekt për ne, por kush po kontribuon më shumë në këtë: fuqi ekonomike e jona dikur Mitrovica apo fuqia e jonë shpirtërore dikur, Prizreni ?
Në vend që të ishim sot fuqi stabiliteti së bashku me Gjermanin, Anglinë, Italinë, SHBA dhe shtete tjera me vlera njerëzore jemi të detyruar akoma të numërojmë viktima dhe të i përkulemi armiqve të vjetër! Mundohemi të mbrojmë origjinalitetin e të jetuarit si njeri i një etnie me vlerë dhe një shteti që i dëgjohet dhe respektohet fjala dhe vendimi. Këto veti na i ndaluan pikërisht masakrat turke dhe serbo sllave të ndihmuar edhe me bekimin e kishave dhe xhamive të tyre dhe kurrë deri sot nuk u penduan dhe nuk kërkuan falje si provë se e një vlere njeriu të kulturuar por edhe sot shtiren si viktima kurse në fakt morën jetën e miliona njerëzve duke mos kursyer as foshnjat e porsalindura dhe as pleqtë
Me dëshirë do të kisha paraqitur një projekt me vlera të përbashkëta por deri më sot nuk më ka rastisur të i gjejë. Asnjë vrimë drite u munduan të mos lejojnë të i ndriçoj shekujt e kaluar të etnisë tanë. Akoma etnia shqiptare po mundohet të mbijetoj edhe duke u burgosur në llogari të armiqve tanë nga të ashtu quajturit pushtetar shqiptarë që mundohen të fshihen gjëja pas sundimit të ligjit kurse vetë janë në afera korrupsioni e dhe kriminale deri aty sa gati po iu ndal frymën dhe janë të detyruar të përdorin vërtetimet mjekësore si dëshmi paaftësie për të iu përgjigjur drejtësisë në (raste të rralla) duke paraqitur shokun e dikurshëm sikur kriminel! Pra, fajet për viktimat nuk janë vetëm nga armiqtë tanë por edhe e disave nga radhët tona që nëpër faza të ndryshme të historisë tonë ishin “patriotë” të momentit kur ato momente paraqiteshin dhe ishin lehtë të kultivoheshin deri sa dhjamos in mirë edhe zorrën e trashë të tyre dhe jo vetëm kontot nëpër bankat e huaja! Historia nuk shkruhet sipas shijes time por sipas fakteve të veprimit! Nëse punohet me parim kryesor: etninë, atëherë mund të jemi edhe vlerë dhe pjesëmarrës në rregullat e reja në favor të njeriut duke ndihmuar edhe viktimat tjera nëpër botë. Për çdo ditë shihet një konflikt i ri dhe me plot viktima të reja. Duhet të jemi ndihmë për ata që na ndihmuan por për të i bindur ata se jemi miq të mirë na duhen vepra dhe jo fjalë. Nëse nuk jemi të gatshëm për të jetësuar një shtet të mirë na duhet një etni e mirë dhe një histori reale e jo e falsifikuar me joshje nga ata që vetë i shfarosën edhe jetën e foshnjave që as nuk kishin filluar të flasin e lëre më të lëndojnë tjetrin. Falja pa meritë është nënshtrim apo tradhti e të gjallëve dhe të vdekurve. As një nga shtetet kriminele që tmerruan etninë tanë; nuk jam në dijeni se kanë kërkuar falje:as serbët, as turqit apo grekët. Sikur në shtetin e Shqipërisë po ashtu në shtetin e Kosovës këto tri etni armike të etnisë tanë jo që janë në vëzhgim; nuk po shkruaj nga ndjenja ime por nga faktet që vetë i kanë krijuar, janë më të privilegjuar sa kam përshtypjen se as që i përgjigjen qeverisë shqiptare e aq më pak asaj kosovare.