Mesfushori i Bolognas, Blerim Xhemajli do të transferohet në Montreal Impact në MLS në qershor të vitit 2017, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Joey Saputo.
30-vjeçari kishte pranuar se dëshiron ta provojë Kampionatin amerikan.
Dhe, marrëveshja është konfirmuar nga Saputo.
“Nuk e fsheh, kontrata e Xhemajlit është disa vjeçare”, deklaroi Saputo, përcjell “Lajmi.net”.
“Ai do të jetë në Bologna deri në qershor 2017, pastaj do të transferohet në Montreal”, u shpreh ai.