Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë
Real Madrid ka udhëtuar për Japoni, atje ku do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube dhe pjesë e skuadrës është edhe Cristiano Ronaldo.
Portugezi kështu do të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë, e cila do të mbahet nesër me 12 dhjetor, çmim që ndahet nga France Football, e ku Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar, për shkak të suksesit me Realin në Ligën e Kampionëve dhe Portugalinë në Euro 2016.