Vetëm pothuajse një ditë para se në të gjithë botën të shënohen Krishtlindjet, Rihanna është rikthyer në vendlindjen e saj në Barbados.
Këngëtarja e famshme amerikane ka postuar në Snapchat pamje duke dalë nga një aeroplan privat në momentin që ka arritur në aeroportin e Bridgetown në ishullin ku jeton familja e saj, transmeton arbresh.info.
Bukuroshja 28 vjeçare dukej shumë e relaksuar, e veshur me pantallona xhinse, me një jakne të zezë dhe sandale po ashtu të zeza.